Vllaznia mund Egnatian, vendos nje gol, barazim te Elbasani-Flamurtari

14 Janar 2026, 19:10Sport TEMA
Vllaznia mund Egnatian, vendos nje gol, barazim te Elbasani-Flamurtari

Këtë të mërkurë u luajtën disa nga ndeshjet e Superiores. Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Egnatias, në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”.

Shkodranët iu falën një goli të Kallakut, i realizuar në pjesën e parë. Me këtë rezultat, Vllaznia është në vendin e 3-të, ndërsa Egnatia në vendin e parë.

Në takimin tjetër, Elbasani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Flamurtarit. Në “Elbasan Arena” pati edhe tension në tribuna, por në fund skuadrat ndanë pikët.

Lini një Përgjigje