Ronaldo “harron” Interin dhe flet si milanist: Ja pse Milan do garojë sërish për Scudetton

1 Gusht 2022, 12:51Sport TEMA

Ronaldo “harron” Interin dhe flet si milanist: Ja pse Milan do

Ronaldo është kthyer të flasë për futbollin italian, ku kaloi disa vite nga karriera e tij. Dhe pse sheh si pretendentë kryesorë Juven dhe Interin, ai sërish nuk e lë pas Milanin.

Kjo pasi kuqezinjtë triumfuan sezonin e fundit, duke befasuar një pjesë të mirë të opinionit sportiv.

Për këtë 45-vjeçari ka folur për mediet italiane si një milanist, teksa ka thënë se ka akoma vend për përmirësime. Më poshtë mund të lexoni një pjesë nga fjala e tij.

“Ata do të jenë konkurrues për fitimin e Scuddetos sepse është një bazë e rëndësishme, e krijuar nga lojtarë dhe ide për futbollin që besoj se do mbesë. Por ne akoma mund të përmirësohemi”, u shpreh “fenomeni” për Gazzetta dello Sport.

Lini një Përgjigje