Armando Broja, kryefjala e merkatos kuqezi

31 Korrik 2022, 20:21Sport TEMA

Armando Broja, kryefjala e merkatos kuqezi

Evertoni është në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar Riçarlisonin e larguar gjatë kësaj merkatoje vere. E përditshmja e njohur britanike, “Daily Mail”, ka bërë të ditur se trajneri Frank Lampard ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të nisin negociatat me Çellsin për sulmuesin shqiptar, Armando Broja.

Ky i fundit shihet si zëvendësues ideal për Riçarlisonin në fazën e sulmit. Shtatlarti kuqezi mund të shitet gjatë kësaj vere nga klubi londinez në rast të ndonjë oferte të majme. Sipas asaj që raporton e përditshmja në fjalë, Lampardi po e kërkon me ngulm transferimin e 20-vjeçarit, që po kërkohet edhe nga skuadra të njohura evropiane.

Madje atyre u është shtuar edhe Reali i Madridit, siç raportoi të premten “The Evening Standard”. Edhe mediat spanjolle raportuan gjatë javës se bëhet e ditur se Broja po pëlqehet nga skuadra madrilene, e cila do të tentojë t’i sigurojë shërbimet e tij.

Broja është pjesë e Çellsit dhe sezonin e shkuar pati paraqitje të mira në huazim te Sauthemptoni. Por, sidoqoftë, shqiptari pret ende të mësojë rreth të ardhmes së tij tek blutë e kryeqytetit britanik.

Nga një anë, ofertat nuk mungojnë, ndërsa nga tjetra, klubi londinez duket se ka ndër mend t’i japë hapësira lojtarit në të ardhmen dhe e sheh si një alternativë për repartin e avancuar të Tomas Tuhel. Megjithatë, dyshimet rreth qëndrimit apo jo të tij vazhdojnë dhe kjo shihet edhe nga fakti se klubi nuk i ka besuar ende një numër fanellë sulmuesit shqiptar.

Broja luajti titullar në miqësoren ndaj Udinezes duke mbajtur të veshur fanellën me numrin 39 në këtë sfidë. Edhe në faqen e klubit, emri i Brojës shfaqet në përbërjen e ekipit të parë të londinezëve. Por ndryshe nga shumë futbollistë të tjerë të bluve, për të nuk është caktuar ende numri i fanellës i cili zakonisht shoqëron foton e futbollistëve.

5 Komente

  1. G
    Gert Myler

    Tucchel , trajneri i çelsit pasi e aktivizoi Brojën në SHBA, ky humbi tre raste flagrante, të pastra, me portën bosh........ . E zëvendësoi dhe i tha: - Nuk je për këtë punë. Nga sot nuk je më pjesë e Çelsea.......... . Mirë që e shet gazeta Tema , sepse askush nuk e do Brojën.....

    1. s
      sportedashesi

      Me pak fjale ai do shkoj te Milani ne Itali!Duke lexuar keto rreshta ky eshte varianti me i mundeshem.Ha ha ha ç'fare rremuje!Ekipi i Celsit po vdes,Evertoni po e po,por edhe Reali por thone se ka sherr me Barcelonen!Le te shohim pra ku do shkoje veren e ardheshme.

      1. a
        and

        Priti te luaje shansin me Celsin dhe traineri ja dha. Ne tre raste te pastra sidomos i pari nuk shenoi dot, me duket se me gjithe keto shkrime qe po qajne disa super ekipe europiane per Brojen edhe atij i eshte mbushur mendja per nje gje te tille. Lereni te qete djalin se me shume po i prishni pune. Per disa klikime po e beni si nje yll. Po kush kupton nga futbolli ky lloj karakteri qe ka Broja nuk eshte bere kurre nje Yll por ka mbetur nje nivel nen mesatar. Per kombetaren tone si zevendesues per nje pjese loje ne rregull eshte. Nuk besoj se do arrije ne nivelin e Sadikut dhe Cikalleshit qe per kombetaren jane dyshja sylmuese me e mire qe kemi patur.

        1. b
          ben

          kjo pasi deshtoi te Celsi

          1. E
            E verteta

            Broja deri tani ka treguar qe nuk eshte me shume se nje lojtar i mire stoli. Nuk eshte akoma lojtar 90 minutesh. Ka element te mire, por eshte dembel dhe egoist. Nuk ka agresivitetin qe duhet , per moshen qe ka. Eshte pak i rende ne peshe dhe nuk mbron fare.

            Lini një Përgjigje