Sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radujko, ka deklaruar se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e parashikuar të luhet në Beograd, mund të zhvendoset në një tjetër qytet.
“Po punojmë intensivisht për të marrë miratimin për ndryshimin e vendndodhjes për atë ndeshje. Leskovci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive.
Besoj se në periudhën e ardhshme do të luajmë në Leskovc”, ka thënë Radujko për agjencinë serbe Tanjug.
Një vendim i tillë do të kishte jehonë të madhe, pasi ndeshja Serbi – Shqipëri konsiderohet një nga më të ndjeshmet në aspektin sportiv dhe jashtë tij.
Halet coji ku te duash ato mbeten po hale...