Shkëlqeu si titullar me Interin, Asllani: Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën

11 Janar 2023, 13:00Sport TEMA

Shkëlqeu si titullar me Interin, Asllani: Gjithmonë përpiqem

Në sfidën mes Interit dhe Parmës në Kupën e Italisë, në kualifikimin e zikaltërve padyshim që faktor ishte dhe ylli i Shqipërisë, Kristjan Asllani. 

Mesfushori 20-vjeçar luajti plot 120 minuta në përballjen kundë Parmës. Ky i fundit foli pas ndeshjes për “Inter TV”.

“Jemi të lumtur për kualifikimin në fazën tjetër. Jam i kënaqur që u dhashë një dorë shokëve të mi të ekipit. Gjithmonë jam përpjekur të jap më të mirën time për klubin ku luaj.” – tha fillimisht tlli kuqezi.

“Ne erdhëm nga një pjesë e parë e nënshtruar, por gjithmonë e zotëruam topin. Parma u mbrojt mirë, fati ynë ishte që gjetëm golin në fund. 

Pas golit të pësuar ata ulën ritmin dhe gjeta më shumë hapësirë në lojë.” – përfundoi Kristjan Asllani.

Lini një Përgjigje