Lëndime, probleme fizike, lodhje… Arsyet e ndryshme që i shtynë yjet t’i thonë lamtumirë futbollit para kohe

11 Janar 2023, 09:56Sport TEMA

Lëndime, probleme fizike, lodhje… Arsyet e ndryshme që i

Lëndime, probleme fizike, lodhje… Janë arsye të ndryshme, që mund ta çojnë një futbollist drejt “pensionimit” të parakohshëm. Ne po shqyrtojmë një listë me disa emra të shquar, që i dhanë fund karrierës së tyre shumë shpejt.

Ronaldo Nazario

“Nuk duroj më. Doja të vazhdoja, por nuk mundem. Mendoj për futbollin, por nuk e ekzekutoj ashtu siç dua. Është koha të ndalem”. Kështu u përshëndet ylli brazilian në një konferencë shtypi, në moshën 34-vjeçare.

Marco Van Basten

Sulmuesit të madh holandez iu desh t’i thoshte lamtumirë fushës së blertë në moshën 31-vjeçare për shkak të lëndimeve të rënda në kyçin e këmbës dhe gjurit.

Eric Cantona

Sulmuesi francez u tërhoq nga futbolli në moshën 31-vjeçare.

Carles Puyol

Kapiteni i madh i Barçës doli në “pension” në moshën 34-vjeçare për shkak të problemeve të vazhdueshme me gjunjët.

Gareth Bale

Faza tjetër e jetës së uellsianit ka ardhur pas përfundimit të rrugëtimit të tij me LA Galaxy. Ai mbushi 33 vjeç korrikun e kaluar.

Michel Platini

Ylli francez i viteve 1980 u tërhoq nga fushat e blerta në moshën 32-vjeçare me dëshirën e tij, sepse nuk e pëlqente më futbollin.

Sergio Kun Aguero

Gjendja e tij e zemrës e përshpejtoi tërheqjen e tij nga futbolli në vitin 2021 (33 vjeç), pothuajse menjëherë pasi u lirua kontrata e tij me Barcelonën.

Zinedine Zidane

Ato lot pas ndeshjes kundër Villarrealit në “Bernabéu” ishin të fundit në karrierën e Zidane. Kupa e Botës më 2006 i dha fund pa shumë lavdi edhe karrierës me kombëtaren francize, teksa goditi me kokë në gjoks Materazzi.

Jorge Valdano

Kishte kaluar pak kohë që kur fitoi Kupën e Botës në vitin 1986, kur u diagnostikua me hepatit. Doli në “pension” në vitin 1987, në moshën 31-vjeçare.

Uli Hoenes

Ish-presidenti kontrovers i Bayern Munich ishte një nga më të mëdhenjtë e futbollit gjerman, i cili doli herët në “pension” për shkak të problemeve të vazhdueshme të gjurit. Ai ishte 27 vjeç.

Frank Rijkaard

Ish-trajneri i Barçës dhe lojtari i ri i atij Milani historik të Arrigo Sacchi-t u tërhoq në moshën 32-vjeçare.

Patrick Kluivert

Sulmuesi holandez ishte 32 vjeç kur njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në vitin 2008. Ai ishte anëtar i Lille në atë kohë.

Philipp Lahm

Edhe pse Bayern ofroi vazhdimin e kontratës, anësori i madh gjerman vendosi ta mbyllë karrierën në vitin 2017.

Just Fontaine

I konsideruar si një nga më të mirët ndonjëherë, francezi luajti vetëm deri në moshën 28-vjeçare. Një dëmtim i tibias në fibul e detyroi “t’i varte këpucët në gozhdë”.

Didier Deschamps

Trajneri aktual francez “i vari këpucët në gozhdë” në moshën 32-vjeçare. Skuadra e tij e fundit ishte Valencia, në vitin 2001. Më pas filloi menjëherë punën si trajner.

Lini një Përgjigje