
Vazhdon të flitet për transferimin e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, ndërsa aspekti ekonomik përbën shkak për diskutime. Gazetari Piers Morgan, pas intervistës ekskluzive me kampionin portugez, që shkaktoi në fakt ndarjen mes kampionit dhe Manchester United, vazhdon të mbrojë zgjedhjen e ish-yllit të Real Madridit.
Sipas gazetarit në fjalë, “fejesa” e bujshme e Cristiano Ronaldos me Al-Nassr ishte demonstrimi i vlerës absolute të kampionit portugez. Sulmuesi do të marrë 200 milionë euro në sezon, por për t’u transferuar në ligën arabe hoqi dorë nga të luajturit në skenën e madhe ndërkombëtare, duke zgjedhur një ligë të veçantë dhe dhënë fund karrierës së tij të lavdishme në Evropë.
Gazetari, i lidhur nga miqësia me Cristiano Ronaldon, nuk ka ngurruar të shprehë arsyet e tij në rrjetet sociale: “Cristiano Ronaldo sapo ka nënshkruar marrëveshjen më të madhe të transferimeve në historinë e futbollit për t’u bërë sportisti më i paguar në botë, në moshën 38-vjeçare. Dhe ai luan në ligën e Arabisë Saudite, e vetmja kombëtare e aftë për t’i mposhtur kampionët e botës (Argjentinën) në Botërorin e fundit”.
Besoj se Po. Ai ka mbaruar, por duhet ti pergjigjesh standartit qe perdorin lojtaret ne kete moshe. US eshte pergjigja. Sepse ekipi I USA eshte me I sinqerti ne cdo kampinate bote. Por duhet mbeshtetur! Me te famshit, apo fisniket e futbollit e kane bere, me motivimin se USA e madhe duhet te perfshihet ne Kupat e Botes ne nivel pretenduesi dhe jo amatoreske! Ronaldo zgjodhi egon ne raport me Europen dhe parane ne funksion te egos se tij. Te mendosh qe e kam admiruar gjithe jeten! Per shkak edhe te nje komponentje sociale. Eshte e vertete apo ky person eshte I ulet? Nuk e di! Di qe egoja dhe paraja ne funksion te egos nuk po e lene Ronaldon te funksionoj , pavaresishte gjendjes dhe moshes se tij. Ne sensin pragmatist ne kampionatet boterore kerkohet nje ekip futbolli I USA, " agresiv" dhe fitues me peshe! Me vjen keq Ronaldo! Mund te kishe sakrifikuar disa miliona. Ti nuk ke problem buken e perditeshme! Anyway love You!
I dashur "FAN". E ke thene apo nuk e ke thene pak me sipë,r por një gjë eshtë e vertetë per yllin RONALDO. Ai perfunndimisht ka mbaruar si futbollist. Fakti qe deri ne minuten e fundit ai shpresoi qe ta afronte ndonje ekip Europjan por askush nuk e preferoi. Atehere pranoi oferten milionjere arabe të sheikeve per te luajtur ne nje kampionat arab sekondar....