Shqipëri-Serbi, përflitej se do të luhej në “Elbasan Arena”. Ja prapaskenat

13 Prill 2025, 11:15Sport TEMA
Shqipëri-Serbi, përflitej se do të luhej në “Elbasan

Kombëtarja shqiptare në vitet e fundit i ka zhvilluar ndeshjet e saj në stadiumin “Arena Kombëtare”. Por, “Panorama Sport” mëson se ekziston mundësia që përballja me Serbinë, e planifikuar për në datën 7 qershor, të spostohet në “Elbasan Arena”. Kështu, të paktën flitet në korridoret e FSHF-së, por deri tani asgjë nuk është e konfirmuar.

Spostimi- Mes së shkuarës dhe së tashmes, Shqipëria duhet të përballet me Serbinë në 7 qershor, ndeshje e vlefshme për Grupin K në kualifikueset e Kampionatit Botëror. Duke ditur atë se çfarë ka ndodhur vite më parë në Beograd, një ndeshje e tillë ka risk të lartë që të kalojë me incidente. Kështu, në korridoret e federatës flitet për të spostuar këtë takim në “Elbasan Arena” dhe e gjitha kjo mund të bëhet për arsye sigurie. Gjithçka deri tani është në rangun e thashethemit pasi asgjë nuk është vendosur. Stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë “Sold Out” për këtë takim dhe distanca nga fusha është shumë e afërt.

Pra, në rast të një situate të jashtëzakonshme, tifozët do ta kishin shumë të lehtë të pushtonin fushën. Ky takim ka edhe një rëndësi për imazhin e Shqipërisë, sepse një stadium i tepruar me forca policore, që sërish nuk garanton asgjë, nuk do të ishte diçka pozitive. Megjithatë, duke ditur distancën deri në Elbasan, rrethimin dhe pistën që ka stadiumi “Elbasan Arena”, ndoshta është hedhur si ide që siguria mund të menaxhohet më mirë në atë stadium. Teksa jemi më pak se dy muaj nga dita e ndeshjes, ende nuk është vendosur se ku do të luhet ndeshja me Serbinë, në Tiranë apo Elbasan. Po ashtu edhe biletat ende nuk kanë dalë në shitje për publikun.

 

6 Komente

  1. T
    Tirana

    Jo në Tiranë? Për ç'arsye?

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cimi

      Kosovare po erdhet te prishni pune prapa emrit te Shqiperise me ata lengaraqe te Tifozave Kuqezi do ju bejme ate qe i beri Jozi Gjestit. Sic ju shpetuam koken ne 99 ju qijme dhe rrobt po na i bete borxh. (Kujdes nuk u drejtohem Kosovareve me tru ne koke. E kam me ata 2 kembeshat qe prishin pune cep me cep)

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kuqezi

        Pse mer t qifsharobt nuk e ma men ca na bon serbet ne Beograd ? Te gjithe ne stadjum me sende te forta tha qim robt serbve. Sduhet me I lon serbet me ik rehat

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cimi

          Ore ate e ben rrugacet e Serbise jo futbollistet e kombetares Serbe. Ata u sollen brenda normave. Qysh, s kemi ca i bejme gomarit ti biem samarit? Futbollistat jane rob qe vijne per pune, me ata do merremi? Je shume gabim me kete ide

          Përgjigjjuni
      2. G
        Gogu

        Jemi për të parë një ndeshje sportive jo që të shohim ca garipa të tregojnë trimëri me hedhje sendesh në fushë. Trimëria tregohet kur fillon lufta me pushkë e tankse dhe jo në një stadium apo pallat sporti...Ndryshe, do të dënohemi të mos shohim më ndeshje nd/komb nja dy vjet dhe FSHF do të paguajë gjobë të randë...!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agim

          Hahaha ashtu po te jete per lufte i ke te gjithe me vrap ketu ata. Per budallalleqe hidh gurin e fshij doren prapa kombetares Shqiptare i ke number one Kosovaret

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje