Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator

19 Korrik 2025, 13:08Sport TEMA
Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator.

Të dyja federatat kanë rënë dakord që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjibraltar, në “Europa Point Stadium” në orën 18:00.

Në muajin shtator, Shqipëria ka vetëm një ndeshje zyrtare, atë kundër Letonisë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, që do të luhet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”. Për këtë arsye, stafi teknik ka vendosur të zhvillojë një miqësore, për të testuar gjendjen e lojtarëve para sfidës zyrtare.

4 Komente

  1. S
    Sqepari

    I duhet nje fitore, qofte dhe miqesore me skuadren e fshatit shkembor, Gibraltar, fshf dhe trajnerit, qe te mos i zene me gur!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashi

      Ndeshjen e ardhshme me Sanmarinon , pastaj me Maltën , pastaj me Luksenburgun . Në finale me Qipron .

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arber Kosta

      Keto hane dajak ne ndeshje zyrtare dhe pastaj kerkojne skuadra leshi qe te marin ndonje fitore me zor. Jane bere vari lesht.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roberto

        Po nga e gjeten kete ekip keta mo me qiri???? Ore kerkoni ekipe te forta me emer se nuk ka rendesi rezultati rrihemi apo jo. Jo po luani me Kamzen apo Bathoren. Futja kot.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje