Përmbysje ndaj Daugavpils, Vllaznia në turin e dytë të Conference League

17 Korrik 2025, 18:58Sport TEMA
Përmbysje ndaj Daugavpils, Vllaznia në turin e dytë të

Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, Vllaznia triumfon 2-4 ndaj Daugavpils në Riga në aktin e kthimit, duke u kualifikuar në turin e dytë të Konferencë Ligë.Shkodranët e nisën ndeshjen me shumë dëshirë dhe kaluan në epërsi me Mensah në minutën e 22-të.

Gjithsesi, vendasit nga Letonia reaguan dhe përmbysën llogaritë brenda fraksionit. Uilliams barazoi shifrat, ndërsa Dialo dërgoi në festë tifozërinë. Një e majtë e Jagos në të 46-tën riktheu shpresën e Vllaznisë. Në pjesën e dytë të besuarit e Edi Martinit u vendosën në kërkim të golit dhe e gjetën atë çerek ore para fundit me Dodaj.

Goli i kualifikimit për Vllazninë erdhi në fund dhe mban firmën e Esat Malës.

2 Komente

  1. t
    tifozi

    bravo Vllaznia.

    Përgjigjjuni
    1. u
      u dhime duke qesh

      Fajin e ka Duka, qe fitoi Vllaznia!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje