Po shkelqen në Korenë e Jugut, Asani ka shansin të tregojë sa vlen me Njukasëllin

17 Korrik 2025, 11:37Sport TEMA
Po shkelqen në Korenë e Jugut, Asani ka shansin të tregojë

Lojtari i ekipit Guanzhu FC, Jasir Asani është përzgjedhur si përfaqësues për ekipin e “K-League”.

Liga Profesioniste e Futbollit Korean njoftoi listën e lojtarëve “Fan Eleven” të “K-League” që do të përballen me Njukasëllin e “Premier League” në “2025 Coupang Play Series”, event që do të mbahet të mërkurën, 30 korrik në stadiumin e Kupës së Botës “Suwon”. Asani u zgjodh nga tifozët me 17,980 vota dhe iu dha nderi të luante kundër klubit prestigjioz anglez.

Shqiptari ka 6 gola dhe 2 asiste në 18 ndeshje këtë sezon. Për këtë event Asani tha: “Jam shumë i emocionuar që do të luaj kundër Njukasëllin me lojtarë që përfaqësojnë ‘K League’. Jam shumë mirënjohës ndaj tifozëve që votuan për mua dhe do të bëj çmos për të treguar një performancë të mirë”.

1 Komente

  1. !
    !

    Newcastle

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje