“A të pëlqen Asllani?”, Pioli bën batuta në konferencën e parë te Fiorentina: Më pëlqen shumë… Siner

17 Korrik 2025, 16:59Sport TEMA
“A të pëlqen Asllani?”, Pioli bën batuta në

Klubi i Fiorentinës përflitet prej kohësh se po interesohet për të blerë nga Interi mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin. Futbollisti do më shumë minuta në dispozicion dhe me afrimin e Stefano Piolit në pankinën e vjollcëve, ky do të ishte një destinacion i preferuar për të.

Vetë trajneri është prezantuar sot para mediave dhe ka zhvilluar konferencën e parë, në të cilën nuk mund të mungonte ngacmimi për zërat rreth Asllanit. “A ju pëlqen Asllani?”, e pyeti një nga gazetarët e “Sky” trajnerin e ri të Fiorentinës.

“Siner shumë… i bëj komplimente dhe e ftoj të vijë të na takojë në “Viola Park””, tha duke qeshur trajneri i Fiorentinës, për të shmangur kësisoj një përgjigje direkte rreth kësaj teme.

1 Komente

  1. T
    Tifozi plak

    Eshte turp per nje trainer te nivelit qe kerkon Interi, te flase ne kete menyre. Une do e quaja tallje ne rradhe te pare me Asllanin, ne rradhe te dyte me gazetarin dhe ne rradhe te trete me gjithe klubin e Interit ku Asllani ben pjese prej vitesh. Jo vetem Asllani, por asnje tjeter nuk e meriton te trajtohet keshtu. Homor idiot nga nje manager profesioninst qe kerkon te eci perpara ne karriere, Shume me e repektueshme do ishte po te thoshte - JO, nuk me pelqen. Nuk ben pjse ne planet e mia per ekipin ne te ardhmen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje