Mediet gjermane kanë bërë me dije se Prokuroria e Dortmundit po heton një anëtar të stafit të Shqipërisë në Kampionatin Europian.
Edhe pse ende nuk është mësuar identiteti i të dyshuarit, mediet gjermane informojnë se një shqiptar është nën hetim për një vepër të dyshuar seksuale në qendrën sportive Kaiserau në Kamen.
Edhe pse lajmi ka bërë xhiron e të gjithë mediave në gjermani dhe në Shqipëri, nga FSHF-ja nuk ka ende asnjë reagim në lidhje me këtë incident.
Deri në këto momente edhe pse kanë kaluar disa orë nga publikimi i këtij skandali të kryer nga një anëtar të stafit të Kombëtares, Federata nuk po jep asnjë shpjegim se si qëndron kjo çështje, duke njollosur imazhin e Shqipërisë.
“Mësohet se ka pasur një sulm seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare u strehua aty gjatë Kampionatit Europian. Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjës hoteli dhe më pas ka kryer akte seksuale pa dëshirën e saj”, raportojnë mediat gjermane.
Lini një Përgjigje