Ndeshja që Kombëtarja shqiptare do të luajë me Serbinë në qershor është kthyer në qendër të mediave. Kjo pasi është një nga ndeshjet delikate për rrugëtimin e kuqezinjve në kualiifkueset e Kupës së Botës 2026.
Në lidhje me mundësitë e kualifikimit të skuadrës tonë në Botëror dhe sfida me Serbinë ka folur ish-legjenda kuqezi, Igli Tare. Ky i fundit ka theksuar se mundësitë nuk janë të mëdha, ndërsa dueli me serbët sipas shqiptarit do të përcaktojë drejtimin e Kombëtares në kualifikuese.
“Sa janë mundësitë e Kombëtares për të shkuar në Botëror? Mundësitë nuk janë të mëdha. Duhet të jemi realistë për vetën faktin se Anglia do të jetë dominuesja e këtij grupi. Me Serbinë do të jetë ajo ndeshja më e rëndësishme për të luftuar për vendin e dytë.
Duhet të fokusohemi te këto gjëra. Më la pak një shije te keqe mënyra e prezantimit të ndeshjes me Anglinë sepse ne kemi një trajner që ka një eksperiencë të madhe në botën e futbollit dhe atij fitues. Kështu që çfarë ka nevojë kjo skuadër, për mendimin tim është një lloj mentaliteti fitues dhe sidomos në këto ndeshje të mëdha ne nuk kemi se çfarë të humbasim, por vetëm fitojmë.
Do të më pëlqente ta shikoja skuadrën me një profil tjetër, nga mënyra e formacioni, por edhe nga mënyra e lojtarëve që kanë personalitet dhe mundësi teknike më të larta se dikush apo formë fizike më të mirë se një lojtar tjetër. Në këtë moment, ndeshja me Serbinë në fillim qershori do të jetë vendimtare, sepse do t’i jepte një drejtim skuadrës sonë”, ka deklaruar ish-drejtori sportiv i Lazios.
me me kursim me epitetet si legjenda. Tare ka qene nje futbollist ordiner qe ne karrieren e tij ka luajtur ne kategorine e dyte te Gjermanise, qe nuk eshte permendur asnjehere ne shtypin gjerman te atyre viteve, erdhi luajti ne Itali, po ashtu lojtar ordiner, ne zhargonin ushtarak quhej numuror topi dmth te plotesonte nr 11 te lojtareve ne fushe, pati nje shans ne jete qe iu afrua dhe e shfrytezoi mire dhe ndejti per disa vite drejtor i Lazios dhe me ne fund e perzuan per shkak te konflikteve me Sarrin. Ku eshte legjenda ketu!!
ti or Mut Muti ,banor i halese ,qe perpiqesh ,ne cdo rast,ti Kafshosh Bolet Shqiptareve ne kte hale ,mirpo s'ja arrin dot ( edhe pse ndryshon shpesh Masken pre Karagjozi pedeer) dhe kjo sepse sapo ti hap gojen ,t'i Kafshosh Bolet Shqiptareve ,ata te leshojn Mutin ne Goje \°!°7 - Shiko e gjuaj me kafshu Bole ,diku tjeter -jashteshqitje Antishqiptare: ( e hengre sufllaqin per sot ,shko e futu perseri ne byth te KERMES grk)
E kuptom Keshillen tuaj ne te mire te Kombetares tone ,por mjerisht nuk ka vend per asnji ndryshim ,eshte e pamundur madje naive ,vetem ta shkosh ndermend ate gje .Silvinjo dha gjithcka mundi. I vetmi ndryshim qe mundet t'i afroj ai Kombetares Shhqiptare eshte ,te largohet nga ai Post. * . Ne i jemi mirenjohes Silvinjos /Stafit te tij per gjith deshiren e mir te tyre vs Kombetares tone ,por vetem Deshira e Mire nuk mjaftoi . Basta e Basta . ''
Shkurt, sakt , bukur! SILVINJO NUK KA CFARE I KEP KOMBETARES ME! Nese duhet politikisht te humbim me Serbine atehere Silvinjo eshte i duhuri! Gjuha e trupit te Silvinjos kur drejton skuadren nga Pankina, te jep kete ndjesi, qe tashme i ka dhene te gjitha nuk ka me besim tek skuadra!
Per here te pare lexoj nje mendim specialisti,konstruktiv, per ecurine e futbollit tone. Ne ndryshim, me mendimet e ish futbollisteve, cmirzinj dhe te vegjel dhe ne mase pastaj nga katundaret qe kane pushtuar, qytetet, qe nuk dine asgje dhe hiqen sikur i dine te gjitha,
O Muçi, dy vjet punove diplomat, me pas kerkove azil politik ne SHBA, dhe me pas shite auto. Kalofsh bukur!