Ka mjaftuar pak kohë që Ernest Muçi të shndërrohet në një futbollist tepër të kërkuar te Beshiktash. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave me përformancën e tij në fushë, duke konkluduar edhe në oferta konkrete.
Ka qenë vetë presidenti i klubit turk, Hasan Arat ai që ka zbuluar disa prej prapaskenave rreth 23-vjeçarit të dalë nga akademia e Tiranës. Në një prononcim për mediat turke, Arat ka pranuar se ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë Euro për Muçin, lojtar të cilin e konsideron me potencial të madh dhe synon që të mbetet për shumë sezone në Stamboll.
64-vjeçari ka zgjedhur të mos zbulojë skuadrën që kërkon shërbimet e sulmuesit shqiptar, në gjurmët e të cilit prej kohësh gjendet Aston Villa. Skuadra e Premier League angleze e ka synuar edhe më parë firmën me lojtarin kuqezi, por në fund ishte Beshiktash ai që arriti ta blejë për 10 milionë Euro nga Legia e Varshavës.
Ernest Muçi i cili ka luajtur 7 ndeshje zyrtare me Beshiktash që prej muajit Janar ka kontribuar me dy gola në këto ndeshje, duke qEnë edhe ndër më të mirët në fushën e lojës.
Silvinjo hap syt nuk lihet rezerv nje lojtar klasi si muçi , mos fut lojtar kot me kot ne formacion , kujdes ,shiko lexo degjo ,i ka shkuar vlera 20 milion euro tjetrit .
te cmendur refuzojne, lol
Muç Muçi thoshte Nano njehere ne nje kohe.
Na keni çare trapin , ky sulmues .. ai sulmuesi dje nje gol ne kombetare nun pame
Hahahahaah ca populli hajdar qe jemi i bejm qejfin vetes. Ky lojtar stoli i iku jeta ne ekipe te dores 3
Or Tifozi Kuq e Zi.Mos ngjo Pallavrat e gazetave mor Djale.Si do thote Presidenti Klubit,ma kane kerkuar 4 Miljone?Thote 20 qe te marre 25 mor Djale.Ky eshte Biznes,por realiteti eshte qe Muci nuk ben per ne Angli.Ne Angli te del Llapa,do Bythe,jo te luash sot mire dhe neser Bythe.Muci dhe tek Legia shume here ishte Rezerve.Ne Turqi ai eshte OK,por jo ne Angli mor Trima.Sa per Kombetaren,e ka futur dhe cfare ka bere;Nje Mut.Rrotullohet kot ne fushe.
Miri-dukesh qe e njeh shume mire futbollin. Sikur ta provoje njehere te futeshe ne fushe me kombetaren tone, me siguri qe do shenoje shume gola ne cdo ndeshje dhe ne do kishim dale kampion absolut i botes. Ernest Muci eshte lojtar i zgjuar dhe shume elegant ne menyren se si e kontrollon topin dhe leviz ne fushe. Golat nuk i shenon nje individ, por jane kontribut i nje skuadre prej 11 vetash. Merre Mesin dhe fute te luaje me Skraparin kunder cdo skuadre te Kategorire superiore shqiptare qe te shohesh se sa gola do beje dhe pastaj fol.
Tifozi pse nuk luajti as ne nje ndeshje te plote miqesore Muci?Eshte fizikisht i brishte mund te jete i vlefshem vetem nje pjese loje.Qe eshte talent kjo nuk diskutohet por duhet te forcohet se nje perplasje dhe sluan nje muaj.Ne premier lige Muci gjymtohet dhe i ben shoqeri Brojes.
Nashi ai mund te jete i mire per ne angli por problemi eshte qe tek inglizi ka konkurrence te forte .sado i mire te jesh do jete gjithmone dikush me i mire nga ty ,pastaj me kombetaren ky s’ka bere ndonje gje te madhe .kemi 9 sulmues ne forme por me kombetaren nuk po bejne hair sepse ne ekipet kombetare ke te besh me mbrojtesit me te mire te vendit tjeter nuk eshte se luan kunder ekipeve te vendit te fundit ne superligen turke .Kombetarja eshte gje tjeter ,duhet brenda 2 ditesh te pershtatesh me shoke ekipi te cilet i takon 2-3 here ne vit apo s’i ke takuar asnjehere me pare .Duhen rreth 1000 ore stervitje te krijohet kohezioni taktik ne ekip .11 lojtare te mire nuk bejne domosdoshmerisht ekip te mire .