Kukësi triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin 2-0, në ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Fitore e rëndësishme për verilindorët, që hedhin një hap drejt kualifikimit në finale.
Sfida u zhbllokua nga Mingos në minutën e 19-të, me mesfushorin që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e bardhebluve.
E njëjta situatë edhe në minutën e 59-të, kur përfiton Solodovnicov, për të shënuar të dytin.
Për Tiranën bëhet gjithçka e vështirë, ndërsa do të kërkojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit pas 3 javësh.
Egnatia fitoi minimalisht në ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndaj Vllaznisë.
Një supergol i shënuar nga Fernando Medeiro në minutën e 31-të, i dha triumfin skuadrës rrogozhinase.
Vllaznia në krahun tjetër, e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë. Stojanovic u ndëshkua me të kuq në minutën e 37-të, ndërsa të njëjtin fat kishte edhe Hakaj në minutën e 79-të.
Një rezultat që lë kualifikimin të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Shkodër më 24 prill.
Lini një Përgjigje