Ten Hag nuk ka mëshirë, e poshtëron Ronaldon si kurrë më parë: Ja pse e lashë si kapiten…

7 Nëntor 2022, 14:18Sport TEMA

Ten Hag nuk ka mëshirë, e poshtëron Ronaldon si kurrë

Cristiano Ronaldo ka pasur jo pak përplasje me trajnerin Ten Hag. Por dje portugezi u la si rrallëherë për 90 minuta në fushë dhe pse nuk arriti të linte gjurmë në humbjen 3-1 ndaj Aston Villës.

Gjithashtu Ronaldo do të mbante shiritin e kapitenit. Megjithëse shpjegimi i dhënë nga Ten Hag për këtë vendim ishte poshtërim më vete:

“Maguire ishte në stol dhe dihet që është kapiteni ynë i parë. Pastaj mendova që duhet të jetë De Gea kapiten si lider i vërtetë, por është portier dhe larg shumicës së lojtarëve, nuk më përshtatet. Pastaj mendova për Casemiro, por ai nuk di mirë anglisht dhe prandaj lashë Ronaldon”, tha Ten Hag.

Lini një Përgjigje