VIDEO/ Tifozët thërrasin në kor emrin e tij, Xhaka lëshon gojën me të shara dhe vë në siklet gazetarin

6 Nëntor 2022, 17:01Sport TEMA

VIDEO/ Tifozët thërrasin në kor emrin e tij, Xhaka lëshon

Arsenali ka fituar sot derbin e Londrës kundër Chelsea-t. Pas triumfit 0-1 në “Stamford Bridge“, ekipi i drejtuar nga Arteta ka marrë kreun e renditjes në Premier League. 

Nga minuta e parë në fushë ka qenë edhe Granit Xhaka, që ka fituar dashurinë e tifozëve me paraqitjen e tij. 

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Arsenalit kanë thërritur në kor emrin e mesfushorit shqiptar, ndërkohë që ky i fundit ishte duke dhënë intervistën.

I pyetur nga gazetari në lidhje me atmosferën, Xhaka është rrëmbyer nga emocionet dhe e ka tepruar me fjalorin e tij.

“It’s fuc**** unbelievable“, ka thënë lojtari me origjinë shqiptare, duke vënë në siklet gazetarin. Ky i fundit i ka kujtuar menjëherë se duhet të ketë kujdes me fjalorin.

Lini një Përgjigje