Testi ndaj Suedisë, sinjalet pozitive që dha Armando Broja

26 Mars 2024, 15:19Sport TEMA
Testi ndaj Suedisë, sinjalet pozitive që dha Armando Broja

Armando Broja rikthehet i duhuri në kombëtare, ndërsa miqësorja e së hënës në mbrëmje ndaj Suedisë, kjo në Stokholm, ka vërtetuar dhe një herë tjetër që është i domosdoshëm.

Një penallti e mohuar, ndërsa është penguar në zonën e rreptësisë suedeze, një gol i anulluar për pozicion jashtë loje, apo dhe një goditje dënimi e padhënë për prekje të topit me dorë dhe kaq mjafton për të thënë që Broja duhet.

Në fakt, edhe për shkak dëmtimesh, Broja nuk pat luajtur asnjë ndeshje në kualifikueset e Kampionatit Europian 2024. Tanimë u rikthye dhe fillimisht 22 minuta si zëvendësues në miqësoren me Kilin dhe 77 minuta si titullar në ndeshjen me Suedinë. Sigurisht që ka ende kohë për të gjetur formën e tij maksimale, sepse i duhen minuta aktivizimi tek Fulhami. Por gjithsesi është i duhuri për sulmin kuqezi si një lojtar që mban në tension të gjithë mbrojtjen kundërshtare dhe që dërgon skuadrën përpara.

Sinjalet e tij në Stokholm ndoshta kanë vlejtur edhe Silvinjon në kushtet kur Manaj, teksa ndaj nordikëve nuk luajti asnjë minutë, nuk pati të njëjtën paraqitje si në kampionatin turk. Miqësoret e qershorit ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit, që janë dhe provat e fundit përpara Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, do të shpalosin dhe më mirë cilësitë e Brojës, që mbetet pikë referimi për sulmin kuqezi. 

5 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Broja kthehej mbrapa per te marre topin. Manaj me sa vura re une as nuk e vinte une ne zjarr. Priste tek porta qe tia conin shoket topin. Sulmuesi duhet te ndihmoje ne qarkullimin e topit, ne fazen mbrojtese dhe ne rikuperim. Nuk mund te prese qe shoket te lodhen ti cojne topin dhe ai ta marre topin para porte. Cikalleshi ndihmon shume ne fazen mbrojtese, dhe mund te hyje ne pune raste kur duam te mbrojme rezultatin (pra te mos pesojme gol). Por ne fazen sulmuese Cikalleshi nuk ben dot gol dhe as nuk driblon dot.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Me nje lule nuk vjen pranvera. Ose fshati digjej dhe kurva krifej. Loja e kombetares sone ne te dyja takimet mizerje. Pa kurrefar rezikshmerie. U dukem pak me mire ne te dyten sepse suedia nuk ka cilesine e kilit. Keshtu pra, ju rrofte Broja. Ah ajo nuk qe penallti, por simulim i Brojes, qe duhej ndeshkuar.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tifozi

        Taulant-ajo qe me ben pershtypje nga komente per sportin prej individeve si ju, qe kurre nuk kane luajtur me pare, eshte se hiqeni teper kompetent. Tek rasti i rrezimit te Brojes brenda zones se Suedise, duhet thene se ajo ishte penallti e paster. Po te ishte sistemi VAR, ajo do jepeshe 100% penallti. Lexo rregulloren e futbollit qe ta kuptosh se mbajtja nga mbrapa ne te gjitha menyrat duke perdorur duart ne trupin e kundershtarit, terheqja nga fanella apo shtyrja nga mbrapa kur sulmuesi eshte ne momentin e gjuajtjes ne porte, eshte penallti dhe bile edhe karton i kuq per mbrojtesin. Ki parasysh se Broja e mposhti mbrojtesin dhe ishte nje hap para tij dhe i vetem perballe portierit suedez ne kohen kur mbrojtesi, duke e terhequr nga shpatulla, beri qe Broja te humbiste ekuilibrin dhe pasi beri nje hap u rrezua. Fakt ishte se ne te dyja ndeshjet, arbitrat mbajten anen e kundershtareve tane, si ne rastin me Kilin, kur sulmuesi kilen e mori topin me dore kur shenoi golin e pare, po ashtu edhe ne dy rastet e Brojes me Suedine; penalltia e pa dhene dhe faulli ne doren e lojtarit suedez. E vetmja gje qe caloi tek ne ishin goditjet e pasakta te portes kundershtare nga lojtaret tane, qe po te kishin patur me shume kujdes, me siguri qe do flisnim ndryshe sot. Mihaj ne mbrojtje ishte nje tjeter pike e dobet e ekipit tone qe beri qe suedezet te shenonin edhe golin. Te tjerat flasin vetem per ekipin tone qe kontrolloi me se miri mesin e fushes, qe sebashku me sulmuesit krijuan shume raste te humbura per shenim. Keto jane gjera qe Silvihno duhet qe te gjeje menyren per ti korrigjuar ne Europian.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lani

        Po pse mo Gazetaruc,akoma vini ne dyshim kush eshte Broja.Shqiperia nuk ka pasur kurre nje lojtar te tille,por kur nuk do ,nuk do.Dhe me nje qe ne mburreshim,ai pesoi nje demtim qe rralle ndodh tek futbollistet.Ne aqershor Broja do bej spektakel.Me pelqen qe edhe Daku te jete ne Europian,eshte shume i forte nga kembet,nuk bie kollaj.Sa per Manajn,mos na hapni barkun kot:Dhe 100 gola te beje ai ne Turqi,ai po Manaj ngelet.Ka 8 vjet ne Kombetare dhe ka bo 3 gola.Gjithashtu dhe Uzuni,nuk eshte per Kombtare.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Believer

          Lojtar me potential ,por per fat te keq u dogj pa u ,pjekur ,e Ka fizikun ,e Ka tekniken ,Po per fat te keq pas demtimit Po I perzien te dy keto cilesi jo me me deshiren shperthyese per gol ,por Po I mikson me trukun dhe hilen duke simuluar faulle neper dyluftime dhe duke mbajtur topin me gjate se sa duhet,keto situata vertet mund ta vene ne dukje si pike reference per skuadren por per fat te keq nuk e bejn detyrimisht te suksesshem aventuren e tij me ekipin tone, Gjithsesi Mendoj qe Broja e ka edhe nje alibi shfajsimi ,ate qe dikush DUHET te luaje after tij per ti cliruar sadopak presionin e mbrojtjes kundershtare dhe njekohezisht ti krijoje me shume hapesire per te shprehur fantazine e tij

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje