Arbitri rumun, Marsel Birsan, nuk akordoi një penallti për Armando Brojën në minutën e 12- të, aty ku mbrojtësi suedez e mbajti nga shpatulla sulmuesin.
Në këto ndeshje miqësore, e veçanta dhe ndoshta e pakuptimtë deri diku është fakti që luhet pa sistemin VAR.
Ndërkohë, edhe në një rast tjetër po në pjesën e parë, mbrojtësi suedez i ndalon topin me dorë Brojës, ndërsa gjyqtari akordon faull për vendësit. (VIDEO)
Penallti e pastër!
Broja stimuloi, ishte perplasje dhe ne rast te tille Broja duhej te kishte marre karton te verdhe.
kishte kontakt por Broja ra pak me vonese qe do te thote simulim
Simulim. Broja mund te vazhdonte aksionin - te gjuante ose pasonte - ishte rast shume i mire. Por ai e kishte mendjen te merrete penallti, prandaj simuloi. Vendim i sakte dhe mesim per kete lojtar qe te mos bjere ne toke kot.
Per juve te tre "specialistet" qe keni thene se Broja simuloi: Duket qarte se kurre ne jeten tuaj nuk keni luajtur futboll, pale me te keni luajtur ne nivele te larta. Sipas rregullores, shtyerja me shpatull, kur je ne te njejtin linje me kundershtarin, nuk eshte faull, nderkohe ne cdo rast, mbajtja nga shpatulla, fanella apo shtyrja nga mbrapa qe ndikon ne perfundimin e aksionit perben faull. Ne rastin e lojtarit te fundit, sic ishte kur Broja po drejtohej drejt portes dhe ishte brenda zones se rreptesise, shtyrja qe ai pesoi perben faull, pamvaresisht se kur lojtari sulmues rrezohet. Kjo quhet "disturbance causing lost of equilibria" dhe sipas rregullores se futbollit, eshte penallti dhe karton per mbrojtesin.