Tifozët shqiptarë krijuan një atmosferë të mrekullueshme në duelin miqësor ndaj Suedisë, ku këta të fundit triumfuan me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë ishin më të zhurmshëm në tribuna, duke iu dhënë “leksion” suedezëve, të cilët e kanë pranuar dominimin e shqiptarëve, të cilët nuk reshtën së kënduari asnjë minutë.
Në lidhje me atmosferën elektrizuese foli pas ndeshjes edhe futbollisti suedez, Svanberg, i cili në prononcimin e dhënë ndër të tjera deklaroi:
“Ne e dinim që para ndeshjes se do të kishte shumë tifozë shqiptarë. Më vjen mirë që ishin aty se e ngritën rivalitetin. Atmosfera ndërtoi një ndeshje të vërtetë, sa Shqipëria fitonte topin, volumi ngrihej më shumë nga ana e tifozëve. Por në atë moment nuk ke kohë të mendosh gjatë nëse po bërtasin për ty apo për kundërshtarin”.
Nje pershendetje te madhe,per stafin e trajnerave,ekipin kombetar,qe dhuruan futboll spektatorial te kohes,ku spikaste teknika,atletika e admirueshme.Pa tifozllek,mendoj qe nqse,ne permiresojme shperndarjen e topit ne krahe te mbrojtjes kundershtare,nga ku me pas me ndonje centrate,ose me pasim e te shpejta dhe te shkurtra ta cojme ate ne qender(te cash direkt ne qender eshte e pamundur te dale goli).Pasi shpesh sulmuesit tane gjendeshin te lire ne krahun n tjeter kur ne kete krah tjeter lozesh,me topa te shkurter midis lojtareve kundershtare.Nje gje tjeter mendoj une eshte ana psikologjike,ne momentin e shperndarjes se topave kur ke afer kundershtarin,ku me nje qetesi,qe duhet te zoteroje lojtari do ta beje ta percjelle topin me precizionin e duhur,pasi jo ralle topi adresohesh tek kembet e kundershtareve.Broja tregoi kualitete,por nqse do te ish me dinamik dhe agresiv,mund te kishim dhe ndonje tjeter rezultat.Ne psikologjine e tij,kane ndikuar dhe transferimet e shpeshta dhe dukej ca i deprimuar.Kulusevski,apo me tej Mesi i madh,levizin ne te gjithe sektoret e fushes.
Tifozet shqiptare jane te jashtezakonshem