Media italiane vlerëson kuqezinjtë: ‘Shpikja’ e Kulusevskit mposhti një Shqipëri më të mirë

26 Mars 2024, 10:24Sport TEMA
Media italiane vlerëson kuqezinjtë: ‘Shpikja’ e

Shqipëria u mposht minimalisht nga Suedia në Stokholm. Kuqezinjtë humbën falë një goli të shënuar nga Nilsson në minutën e 62’. Humbe dinjitoze me një paraqitje të kënaqshme nga djemtë kuqezi. Raste, gol i anulluar dhe një penallti e dhënë për Armando Brojën ishin disa tema kryesore të sfidës.

Paraqitjen e kuqezinve e vlerëson edhe media italiane, TuttoMercatoWeb, e cila në artikullin e saj për ndeshjen shkruan se fitorja e suedezëve erdhi nga një ‘shpikj’e e Kulusevskit, i cili nga hiçi nxorri një krosim për sulmuesin Nilsson.

Shpikja e Kulusevskit dhe Suedia mposht Shqipërinë 1:0

Suedia kaloi një Shqipëri më të mirë në ndeshjen miqësore të luajtur në Friends Arena në Solna: 1-0 rezultati i ndeshjes, i vendosur nga goli i Nilsson në minutën e 62-të i asistuar nga ish-lojtari i Juventusit, Kulusevski.

Sa i përket lojtarëve të Serisë A, në skuadrën suedeze Hien i Atalantës hynë në lojë në minutën e 86-të, ndërsa në anën tjetër Djimsiti i Atalantës dhe Asslani i Interit luajtën të dy nga 90 minuta, Ramadani i Leçes 82 dhe Bajrami i Sassuolo 77. si Hysaj nga Lacio që hyri në lojë në minutën e 74-të.

5 Komente

  1. Y
    Ylli

    Asslani e shkruani edhe ju? Ne po mundohemi te korrigjojme italianet, gjoja...

    Përgjigjjuni
    1. M
      Morava

      Mirëpo ja që atyre “specialistëve”tanë në TV Sport nuk ju mbush mendja se ndeshja e kombëtares ishte e mirë.Çudi sa të paaftë dhe këmbëngulës në ato që thonë: U bënë një numur i pafundëm gabimesh individuale - tha njëri prej tyre.Në fakt kurrë nuk i dëgjon të thonë diçka që nuk e kuptojnë edhe tifozët më të zakonshëm. Nuk e kanë haberin nga skemat që përdor ekipi ynë pa le më pastaj të kundërshtarit. “Nuk u bë hataja po të mos e kemi Brojën në Gjermani” -ja budallallos një tjetër- sepse ai nuk ka minuta në Angli”Mirë more zotërinj atëhere të marrim atë qëndërsulmuesin e Roskovecit sepse ai i ka të gjitha minutat. Mjerë kasolle ku na mblodhe!

      Përgjigjjuni
      1. t
        tifozi

        Morava-keshtu eshte kur ben komentatore sporti ata qe nuk kane luajtur kurre, por kane lidhje ne kompanite televizive. Fakt eshte se mbrojtja jone beri shume gabime dhe kjo ne krahun e Mihajt, nderkohe qe te tre mbrojtesit e tjere ishin shume solid, duke filluar nga Gjimshiti dhe i pakalueshmi Mitaj, qe eshte vertet kenaqesi ta shikosh se me sa dinjitet dhe siguri e kontrollon topin edhe kur eshte i rrethuar nga tre kundershtare. Nga ana tjeter, Balliu beri nje ndeshje shume te mire ne krahun e djathte duke ndihmuar edhe sulmin, ashtu sic ben zakonisht edhe tek Royal Vallecano, ku eshte nje lojtar stabel i formacionit ne ate ekip te La Liga. Mire luajti kete rradhe edhe mesfusha, qe ndihmoi edhe sulmin ku Armando Broja levizi shume dhe krijoi raste. Dobet ishin Bajrami, qe edhe tek Sassuolo po vuan shume. Fakt eshte se Shqiperia duhet ta kishte fituar ate ndeshje, pasi krijoi me shume raste se sa suedezet, por problemi mbetet goditja me saktesi e portes dhe e pakuptueshme eshte sjellja e arbitrave rumune, qe pervec se i mohuan Brojes nej penallti te paster, mbajten hapur per suedezet. E njejta gje ndodhi edhe ne ndeshjen me Kilin, ku u lejua nje gol ku lojtari kilen e mbajti topin me dore, si dhe kartonat e verdha qe ju treguan lojtareve tane per nderhyrje normale, ne kundershtim me nderhyrjet e kileneve qe ishin te renda por qe nuk u ndeshkuan me kartona. Per nje gje jam plotesisht i bindur; Broja eshte i domosdoshem ne ekip, pasi ka nje force dhe nje shpejtesi qe nuk e ka asnje lojtar tjeter i ekipit tone.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gezuar Hidhnim.

        Po po Kulusevski eshte nje nder tre familjet me me emer ne Suedi.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anti

          Po dale njehere luajti mire Broja sa filluan keta specalidhsit tane pa piken e taktit duke ulur Manajn.Vertet qe ishte problematik po e dini ju se si do te luaj ne Evropian dhe cfare forme do te jete?Nje gje duhet ta keni kuptuar qe eshte individualist dhe u pa dhe dje pa i mohuar vlerat por ky entuziazmi i ketyre boleve analiste te ben me vjell.Nuk shikohet ne nje miqesore duhet aty ku vlen dhe do ndeshemi me mjeshtrat e mbrojtjes sa suedezet do si duken si amatore keshtu qe mos fluturoni me pras ne bythe se fundja prape humbem dhe nuk kemi asnje faktor arbitrimi ne favor kjo duhet te na shqetesoj.Menyra e denigrimit te nje futbollisti ne dem te nje tjetri tregon se je nje mender analisti ne rradhe te pare takti dhe serioziteti ne diskutim tregon vlere se fundja asgje nuk kemi fituar dhe po keta do te jene qe do lepijne ato qe kane thene.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje