Disfatat në miqësore, reagon Armand Duka: Të bëjmë një turne të paharrueshëm në Euro 2024

26 Mars 2024, 11:04Sport TEMA
Disfatat në miqësore, reagon Armand Duka: Të bëjmë

Shqipëria i mbyll me dy humbje takimet miqësore të muajit mars.

Kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 3-0 nga Kili dhe 1-0 mbrëmjen e djeshme nga Suedia.

Armand Duka vlerëson paraqitjen e zhvilluar në Stokholm, ku pavarësisht rezultatit, impenjimi ishte i kënaqshëm. Presidenti i FSHF-së ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” se tani përqendrmi duhet të jetë vetëm te Euro 2024. Duka kërkon nga lojtarët që të zhvillojnë një turne të paharrueshëm.

“Ndaj Suedisë kombëtarja bëri një paraqitje më të mirë se sa ndaj Kilit. Impenjimi që treguan lojtarët në fushë ishte i kënaqshëm, mbase duhet të ishim pak më shumë agresivë.

Këto dy ndeshje na kanë shërbyer shumë për të kuptuar se vetëm me punë, impenjim e shumë sakrifica mund të kemi rezultate më të mira dhe të rritemi. Tani duhet të fokusohemi te finalet e Euro 2024, të përgatitemi sa më mirë për të bërë një turne të paharrueshëm”, ka shkruar Armand Duka.

Lini një Përgjigje