Teuta fiton me Kastriotin në duelin e mbijetesës

14 Janar 2023, 17:59Sport TEMA

Teuta fiton me Kastriotin në duelin e mbijetesës

Teuta ka siguruar një fitore mjaft të rëndësishme në duelin e mbijetesës me Kastriotin. Në “Niko Dovana” durrsakët ia dolën të fitojnë 2-0 ndaj krutanëve.

Goli i parë i këtij takimi do të shënohej nga Lorenco Vila në minutën e fundit të kohës shtesë të pjesës së parë, duke dërguar kështu djemtë e detit në avantazh në pushim.

Ndërsa për golin e dytë duhej të vinte minuta e 64-të kur Oshafi do të dyfishonte shifrat, por festa e tij fillimisht do të shkonte dëm, pasi gjyqtari i ndeshjes do ta anulonte për pozicion jashtë loje, por ndërhyrja e VAR-it e quajti gjithçka të rregullt. 2-0 për vendasit, që duket se mbyllën llogaritë e javës së 16-të.

Kastrioti do të bënte maksimumin për të gjetur golin që do të rihapte sfidën, por mbrojtja durrsake do të bënte siç duhet detyrat mbrojtëse që porta e Qirkos të mos vihej në rrezik.

Pas kësaj fitoreje Teuta grumbullon 17 pikë, ndërsa Kastrioti ka 1 pikë më pak dhe ndodhet në vendin e 7-të.

1 Komente

  1. I
    Ilir

    Per Teuten kjo fitore nuk ka vlere te madhe ne raport me largimin e trainerit te "madh"Blendi Shkembi i cili po te kish vazhduar dhe pak kohe te Teuta renia nga kategoria do ishte e sigurte

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje