Thirrjet raciste të rumunëve, trajneri i Kosovës: Situata në stadium nuk ndryshoi, prandaj nuk u kthyem

16 Nëntor 2024, 09:30Sport TEMA
Thirrjet raciste të rumunëve, trajneri i Kosovës: Situata në

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka komentuar situatën e krijuar në Bukuresht, ku “Dardanët” braktisën sfidën me Rumaninë.

"Në konferencën e ndjeshme kërkuam që çdokush të shfaq respekt brenda dhe jashtë fushës. Para ndeshjes u kam thënë futbollistëve që të tregojnë se si Kosova mund të luaj futboll dhe këtë e kemi treguar në mënyrë të shkëlqyer. Fatkeqësisht në fund të ndeshjes humbi respekti”.

“Dhe për këtë arsye fillimisht vendosëm që të largohemi nga fusha. Më pas kemi biseduar me futbollistët dhe gjithë të tjerët për t’u kthyer në fushë. Por problemi është që situata në stadium nuk ndryshoi. Dhe për këtë arsye më pas vendosëm të gjithë së bashku të mos kthehemi në fushë dhe mos të vazhdojmë ndeshjen”.

“Më vjen keq për këtë, pasi ekipi bëri lojë të shkëlqyer sonte. Por çdo kush duhet ta respektojë faktin se ne jemi Kosova. Shpresoj që në të ardhmen UEFA të ndërmarrë hapa të duhur që ajo që ndodhi sonte mos të ndodhë prapë".  

2 Komente

  1. a
    armand

    Keni marre vendimin e duhur. UEFA duhet te marre vendime drastike kunder cdo thirrje raciste ne te kundert ta lene futbollin dhe ti futen politikes.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pollogasi

      DARDANIA SHQIPTARE !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje