Për herë të fundit në 'Air Albania', pesë futbollistë i japin nesër lamtumirën Kombëtares

15 Nëntor 2024, 17:00Sport TEMA
Për herë të fundit në 'Air Albania', pesë

Sukses, emocione dhe krenari; kështu mund të përshkruhen vitet e tyre me fanellën kuqezi. Fjala është për Sokol Cikalleshin, Klaus Gjasulën, Bekim Balajn, Odise Roshin dhe Ermir Lenjanin, me 'pesëshen' që kanë vendosur të tërhiqen nga ekipi kombëtar pas një përvoje të gjatë.


Të shtunën (nesër) përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri - Çeki në Ligën e Kombeve (20:45), FSHF ka menduar të organizojë një ceremoni lamtumire për ish-futbollistët.

Pesë emrat e përmendur më sipër do zbresin në fushën e "Air Albania" në Tiranë për herë të fundit përpara një stadiumi të tejmbushur, duke përshëndetur tifozët me një lamtumirë që e meritojnë.

Padyshim duartroktje të merituara për gjithë djersën që pesë djemtë kanë dhënë për ngjyrat kuqezi.

 

3 Komente

  1. K
    KZ

    U terhoqen apo i terhoqen?

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gostivari

      JU jemi mirënjohës për kënaqësinë kombëtare që na keni dhuruar. Paci shëndet e mbarësi!

      Përgjigjjuni
      1. f
        flase

        Per djersen qe kane derdhe, kane marre shperblimin; per perfaqesimin ne kombtare , e meritojne. Kaq. Mos kepusni broçkulla si gjithenje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje