Në mbrëmjen e sotme do të luhet përballja mes Zvicrës dhe Serbisë.
Serbët fituan ndeshjen e parë, ndërsa helvetët duken tërësisht jashtë loje në grup.
Ndërkohë para kësaj ndeshje, ish-futbollisti serb, Milan Vilotic, ka ngritur figurën e Granit Xhakës dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në mediat serbe.
“Është një kënaqësi e madhe të shohësh Granit Xhakën duke luajtur, ka qenë pjesë e niveleve të larta botërore për një vit e gjysmë.
Është një super lider që luan me zemër për Kombëtaren e tij”, tha Milan Vilotic.
Paska dhe njeres normal Serbia...
Keto jane lajme per karnat e Shqipërisë. "U çmendën në Serbi". Futja kot. E pyeten per Zvicren dhe foli per Zvicren dhe liderin e saj. Askush nuk e ve ne dyshim rolin lider të Xhakës. Sa çmenden në Shqipëri për Mihajlloviç aq cmenden ne serbi per Xhaken.
PO. ka. Kur isha student në Beograd, shefja e bibliotekës më jepte, pos tjerash nga literatura e censuruar, revistën "Shenjëzat" të Kolicit. Kur përfundova studimet më uroi gjitha të mirat dhe shfaqi një brengë e këshillë: Ki kujdes, se mos atje poshtë (në Shqipërinë Lindore - ILIRIDË) të burgosin, duke ditur profilin tim të entusiasmit kombëtar iliroarbnor.