Atmosferë e shkëlqyer, “kërcënimi” detyron Ramadanin të zgjedhë Ismajlin para Maldinit

14 Nëntor 2024, 21:30Sport TEMA
Atmosferë e shkëlqyer, “kërcënimi” detyron

Atmosfera në Kombëtaren shqiptare para ndeshjes me Çekinë duket e shkëlqyer. Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet, ndërsa mes tyre nuk mungojnë edhe momentet gazmore.

Një i tillë ishte edhe mes Ramadanit dhe Ismajlit. Në një video të publikuar nga FSHF, shihet mesfushori në një intervistë, teksa duhet të zgjedhë mes Ismajlit dhe disa figurave të njohura të futbollit botëror.

Në të gjitha rastet, Ramadani zgjodhi Ismajlin, madje edhe para Paolo Maldinit. Por, duket se kishte një arsye të fortë.

Mbrojtësi i Shqipërisë, shihej gati për sulm, në rast se Ramadani bënte zgjedhje të gabuar. Një moment komik, që konfirmon se atmosfera është shumë pozitive para Çekisë. (VIDEO)

 

Lini një Përgjigje