Kosova do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme këtë të premte në Ligën e Kombeve, siç është ajo ndaj Rumanisë, e vlefshme për grupin C2.
Pavarësisht kundërshtarit që është përballë, te “dardanët” synojnë fitoren, pasi duan vendin e parë në grup.
Në prag të këtij takimi, trajneri Franco Foda, deklaroi se do të ketë ndryshime, për shkak të mungesave.
Sipas tij, ekipi do të luajë vetëm për fitore, për të synuar vendin e parë.
“Duke pasur parasysh mungesat që kemi, do të detyrohemi të bëjmë disa ndryshime. Në fushë do të futemi vetëm për të marrë fitoren.
Është e rëndësishme që të paraqitemi mirë si skuadër, të jemi më agresivë, të jemi në zotërim të topit dhe kur nuk e kemi, të tentojmë ta rikuperojmë sa më shpejt.
Kemi 90 minuta për të arritur fitoren. Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta fitojmë këtë ndeshje”, deklaroi Foda.
Ndeshja Rumani-Kosovë, do të luhet të premten duke nisur nga ora 20:45.
Bravo Kosova. Perpara e suksese.
Bravo Foda qe i jep nji impuls te till Pozitive Ekipit duke i Motivuar lojtaret e injektuar mentalitetin e Fitores . Gjermani ka zemer Luftarake # nga ky i Shqiperise qe luan ne Tirane me frik,ne Mbrojtje duke u favorizuar ne fushen e tij len Terren - Kundershtarit .- Sidoqoft i Uroj Fitore Kosoves dhe Shqiperise