Ernest Muçi tremb Sylvinho

14 Nëntor 2024, 14:34Sport TEMA
Ernest Muçi tremb Sylvinho

Problemet fizike mbeten ende kërcënim te kombëtarja shqiptare. Ernest Muçi alarmoi stafin kuqezi, pasi pësoi një dëmtim në seancën e fundit stërvitore. Për disa minuta, 23-vjeçari ka qëndruar i shtrirë në fushë, duke e bërë të pamundur vazhdimësinë e saj nga ana e yllit të Beshiktash.

Muçi vendosi këmbën e djathtë keq në tokë, me stafin që shpreson që futbollisti të mos ketë asgjë serioze.

Vizitat mjekësore do të përcaktojnë edhe më shumë mbi gjendjen e tij dhe nëse Muçi do të jetë i gatshëm ndaj çekëve apo jo. Një mungesë që nëse ndodh do të ndërlikojë jo pak planet e trajnerit Sylvinho.


Braziliani nuk ka në dispozicion edhe Rey Manaj, i thirrur fillimisht për të qenë në fushë për këto dy sfida tepër vendimtare në Ligën e Kombeve. Edhe Mirlind Daku nuk do të jetë në fushë ndaj Republikës Çeke për shkak të pezullimit prej kartonave.

1 Komente

  1. T
    Tom

    Se mos kur e kishte e futi?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje