Kombëtarja U-21 nuk shkon më shumë se barazimi me Moldavinë

15 Nëntor 2024, 15:54Sport TEMA
Kombëtarja U-21 nuk shkon më shumë se barazimi me Moldavinë

Shqipëria U-21 ka barazuar 1 me 1 përballë Moldavisë U-21. Ndeshja miqësore u luajt në Vorë dhe u shënuan nga një gol për secilën pjesë.


Te Shqipëria ishte Rashica që shënoi përmes penalltisë së fituar në pjesën e parë. Në të dytën ndërkohë miqtë barazuan disa minuta para fundit.

Në këtë takim debutuan plot 15 lojtarë për Shqipërinë U-21. Alban Bushi luajti kështu me një pjesë të madhe nga lojtarët që nuk ishin aktivizuar më parë nga Shpresat.


Maldini Kacurri, Gjergji Kote, Besar Gudjufi, Erjon Alij, Amin Tahiri, Mateo Çipi, Ledjo Tresa dhe portieri Anxhelo Sina debutuan nga minuta e parë. Dario Daka, Dion Ajvazi, Kevin Dodaj, Arlind Kurti, Elmedin Rama, Gent Elezaj dhe Endri Ismaili u aktivizuan si debutues në pjesën e dytë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

SHQIPËRI U21 1-1 MOLDAVI U21

10′ Rashica – 79′ Kostin

1 Komente

  1. M
    Morava

    Aman o gazetarë! Të vetmen gjë që kuptoni me siguri nga futbolli është rezultati ,ndaj vetëm për atë flisni ,dhe vetëm ai ka rëndësi ,sipas jush , edhe kur luajnë fëmijët.Sot ekipi kishte plot lojtarë shumë të talentuar dhe kjo është kryesorja. Rezultati në këtë rast ka pak rëndësi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje