Tifozët irritohen me Potter, Chelsea drejt dështimit sezonal

11 Janar 2023, 16:13Sport TEMA

Tifozët irritohen me Potter, Chelsea drejt dështimit sezonal

Humbja në FA Cup përballë Manchester City-t ka përkeqësuar më tej pozitat e trajnerit Graham Poter. 47-vjeçari po kalon një periudhë aspak të mirë në krye të Chelseas, teksa menjëherë kanë nisur sulmet nga ana e tifozëve. Në anën tjetër drejtuesit e londinezëve pohuan se Poter gëzon mbështetjen e plotë, me qëllim lënien pas të kësaj krize.

Por jo vetëm kaq, Poter është një ndër trajnerët me ecurinë më negative nën drejtimin e Chelseas në histori. Sipas statistikave të bëra në fillimet e karrierës së tyre, vetëm dy trajnerë kanë bërë më keq se 47-vjeçari, pikërisht Ian Poterfilld dhe Glen Hodëll. Vetëm 1 fitore ka trajneri actual i londinezëve në 8 ndeshjet e fundit, edhe pse nisja ishte pozitive me 3 fitore në 3 përballjet e para.

Kujtojmë se Potter mori drejtimin e Chelseas pas shkarkimit të Tomas Tuhel, vendim që nuk u prit mirë nga tifozët. Gjermani pati sukses me blutë, ku arriti të fitonte dhe Champions Leaguen duke mposhtur në finale Manchester Cityn. Aktualisht 49-vjeçari është pa skuadër, por duket se nuk ka asnjë plan për rikthimin në Londër, teksa ka pasur oferta nga disa skuadra.

2 Komente

  1. p
    pes

    donin te eleminonine rusine edhe u shkatarruan vete , kjo esht britania bashke me europen e mbaruar, forca abramovic

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      O DEBIL luftë po bajnë ata !!!! Idiot

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje