Tirana dhe Teuta kanë harruar si fitohet, mbyllet në barazim sfida në "Air Albania"

9 Dhjetor 2024, 19:02Sport TEMA
Tirana dhe Teuta kanë harruar si fitohet, mbyllet në barazim sfida

Nuk prodhoi fitues dueli mes Tiranës dhe Teutës, sfidë e vlefshme për javën e 17-të.

Dy ekipet konfirmuan edhe njëherë tjetër se kanë vështirësi të mëdha për të gjetur fitoren, diçka që tregohet edhe nga statistikat.


Në 17 javë kampionat, Teuta numëron 4 fitore, ndërsa Tirana vetëm 2 fitore. Në pesë takimet e fundit, dy ekipet numërojnë tre barazime, me të cilat duket se janë “abonuar” këtë sezon.

Pas kësaj ndeshje, Teuta mban vendin e gjashtë me 19 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e shtatë me 18 pikë. 

Lini një Përgjigje