VIDEO: Kombëtarja zhvillon në Rrogozhinë përgatitjen e fundit për sfidën me Katarin

7 Nëntor 2022, 19:11Sport TEMA

VIDEO: Kombëtarja zhvillon në Rrogozhinë përgatitjen e

Më datë nëntë nëntor, Kombëtarja e Shqipërisë luan miqësoren e parë të muajit nëntor, atë ndaj Katarit në Spanjë.

Trajneri Edy Reja edhe në këtë grumbullim, vendosi t’i besojë futbollistëve të kampionatit shqiptar ndërsa nga jashtë vjen vetëm Kristal Abazaj (Istanbulspor) dhe Arlis Shala (Drenica).

Kuqezinjtë janë zhvendosur ndërkohë në Rrogozhinë, aty ku u stërvitën në stadiumin e Egnatias teksa ditën e nesërme kombëtarja do të udhëtojë për në Spanjë, aty ku në Marbella në orën 18:30, zbresin në fushë përballë Katarit.

Kujtojmë se kjo miqësore luhet në një datë e cila nuk konsiderohet zyrtare nga ana e FIFA-s, por në plan për kuqëezinjtë janë edhe dy ndeshje të tjera, fillimisht më datë 16 ndaj Italisë dhe më pas më datë 19 ndaj Armenisë.

1 Komente

  1. Roberto

    Ne Rrogozhine???? Ky vend do na sjelle fat dhe fitore hahaah.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje