Kosova arriti një fitore te madhe mbrëmë në “Fadil Vokrri”, duke mundur Suedinë me rezultatin e pastër 2-0, në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës 2026.
Një nga momentet më të spikatura të ndeshjes ishte eurogoli i shënuar nga sulmuesi Vedat Muriqi, i cili vulosi suksesin e ekipit të drejtuar nga Franco Foda.
Edhe UEFA nuk e ka lënë pa vëmendje këtë realizim spektakolar. Në faqen e saj zyrtare, ajo shkroi:
“Vedat Muriqi përfundon një kundërsulm mahnitës me një përfundim të veçantë", shkruan UEFA.
Me këtë fitore, Kosova forcon mban gjalle shpresat në grup për kualifikim në Botërorin e ardhshëm.
I lumtë Kosovës. Të shohim sot Shqipërinë. Në rast se nuk fitojnë as sot, kombëtarja të shpërbëhet dhe të mos luajë më këtë sezon dhe Silvinjo në Brazil.
Po po. Nese deshtojme duhet gjithashtu te vrasin veten gjithe futbollistet dhe silvinho te futet ne burg. Po sa budalla je ti ore. Po top eshte, here humb here fiton
Te lumte per golin e shkelqyer Muriqi. Por nuk ishe ne formen me te mire dje. Ke mundesi per shume here me mire. Gjithsesi i lumte Kosoves per grinten e treguar dhe per fitoren historike pavaresisht mungesave te rendesishme qe kishte. Shpresoj qe Silvinjo mos ta kete lepurin ne bark te pakten me skuadra te nivelit tone.
Pate fat Muriq se e nderlikove kot duke u futur nga e majta nderkohe qe mind te shkoje djathtas e te shenoje rahat megjithate gol i bukur .