Vllaznia nuk di të ndalet në kampionat. Shkodranët regjistruan fitoren e radhës në kampionat, këtë herë në “Klasiken” ndaj Tiranës.
Kuqeblutë triumfuan me rezultatin 3-1, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.
Pjesa e parë foli e gjitha për Vllazninë, që shënoi dy herë, me Juric dhe Balajn. Në të dytën, Tirana tentoi të reagojë dhe gjeti golin e shpresës në minutën e 78-të me Nikqin, por vetëm 1 minutë më vonë, Balaj shënoi të tretin me penallti, pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Hoxhallari.
Me këtë fitore, Vllaznia rikthehet në vendin e dytë me 46 pikë dhe tani shikon nga vendi i parë, që mbahet nga Egnatia me 4 pikë më shumë. Ndërkohë Tirana mbetet në vendin e gjashtë me 35 pikë.
Lini një Përgjigje