Giacomo Vrioni, është rikthyer te skuadra e Juventusit, pas huazimit te Tirol në Austri.
Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në kampionatin austriak, teksa shënoi 21 gola dhe dha pesë asiste.
Pas rikthimit në Itali, interesimet për 23-vjeçarin ka nga dy skuadra të Serie A.
Bëhet fjalë për Sampdorian dhe Cremonese, dy klube që duan të kenë shërbimet e lojtarit për sezonin e ri.
Në këtë situatë, drejtuesit e klubit të Juventusit, i kanë vendosur çmimin lojtarit.
Bardhezinjtë kërkojnë të paktën 10 milionë euro, për të lënë të lirë Vrionin të largohet.
Lini një Përgjigje