“Yamal dhe Pedri nuk do të luanin kurrë në Itali”! Kritika e madhe nga trajneri në Itali: Mentaliteti ynë është i gabuar

9 Maj 2025, 15:00Sport TEMA
“Yamal dhe Pedri nuk do të luanin kurrë në Itali”!

Trajneri i skuadrës italiane të volejbollit për femra, Julio Velasco, ka dhënë një deklaratë që ka marrë vëmendje të madhe në Itali.

Kjo pasi Velasco u shpreh se Yamal dhe Pedri nuk do të luanin kurrë në Itali, pavarësisht talentit të madh që ata kanë. Me të drejtë, pasi në Itali nuk i besohet kurrë lojtarëve të rinj dhe atyre të dalë nga akademia. 

“Yamal nuk do të luante në Itali, veçanërisht nuk do të luante një vit më parë, si dhe Pedri që është 18 vjeç. Besoj se nuk do të luanin këtu sepse këtu ka njëfarë mosbesimi ndaj të rinjëve.

Ky mentalitet duhet ndryshuar, duhet dhënë më shumë besim të rinjëve, edhe në Serinë A edhe në Kombëtare, për të ulur kostot dhe për të rritur entuziazmin sepse të rinjtë sjellin më shumë entuziazëm”, tha Velasco. 

1 Komente

  1. P
    Pollogu

    ...mendova se ke shkas prononcimi - vesin e tyre për të stërgjatur me depërtimet solo, ndërkohë që pak më larg tyre, derisa dhunojnë topin, presi të lirë dy-tre lojtarë që të shërbehen me top. Yamal, me gjithë potencialin e madh, përfundimin e ka sikur po vrapon mbi take të larta, nallone që iu thonim dikur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje