Edicioni i 108-të i Giro d’Italia, u prezantua në Romë ku u shpjegua i gjithë programi dhe itinerari special që do të ndjekin sportistët në një nga eventet më të rëndësishme sportive.
Gara e njohur me një traditë mbi 100-vjeçare ka përzgjedhur vendin tonë si destinacion për nisjen e saj në vitin 2025. Çiklistët më të mirë të botës do të pedalojnë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, në tre etapat e para dhe do të ndiqen nga qindra milionë teleshikues në një transmetim në mbi 200 televizione të botës.
Tre etapat e para të 'Giro D'Italia' do zhvillohen nga data 9 deri në 11 maji 2025. Ditën e parë distanca që çiklistët do të përshkojnë është 164 kilometra.
Nisja do bëhet në Durrës, për të kaluar në drejtim të Bishqem Fushë, Papër, Gracen dhe më pas për të përshkruar rrugën që të çon në Surrel dhe gjithë malin e Dajtit e më pas kthimi në Tiranë.
Në ditën e dytë, forca duhet të jetë dhe më e madhe pasi është gara kronometër me një gjatësi prej 13.7 kilometra. Nisja në Tiranë dhe fundi po në Tiranë. Nga sheshi "Skënderbej" do të përshkohen rrugët kryesore të qytetit. Gjithçka do të kulmojë me ditën e tretë ku sportistët do të kenë mundësi të shijojnë peizazhet mahnitëse të qytetit të Vlorës dhe jo vetëm. Në 11 maj, çiklistët nisen nga Vlora dhe do te pedalojnë një pjesë të madhe të bregdetit të jugut për t’u drejtuar më pas Qafës së Llogarasë, Orikum dhe fundi po në Vlorë.
Ky edicion përfshin gjithçka: dy kronometra individuale, gjashtë etapa për sprinterët, tetë etapa në male me lartësi të mesme dhe pesë në male të larta ndërsa finalja e madhe do të jetë në Romë më 1 qershor.
Skandal ! 7miljon euro paguhet eventi kur Austria apo Sllovenia nuk ofroj as 3 miljon euro.Tau
Po shumë shumë mirë. Këtu vjedhin 70 milionë vetëm me një dorë, ti thua 7 milionë do harxhohen për eventin.... Lekët e xhepit të vogël.
Kush i dha te drejte ketij skizofreni me kartele te jape me milona nga paret e shqiptareve te shkrete per gara me bicikleta se do reklame per zgjedhjet. Te dhjefsha corapekuqin me gjithe pepinot mafioze.
O tema, po hiqini keto komentet nga shkrimet, kur lexon nje qelizora te shkruajne cu mban barku, thua, a do behen ndonjehere njerez?!
Mbas gares ju zorethare arnaut, ju ftoj per banket, ne sarajet e Surrelit.
Boooooo po rruget e bllokume o njerez mendoj njeri per popullin qe do bllokohet ,rujna zot nga i cmenduri.
O super Kara ju jeni mesuar vetem me protestat e malokut dhe harroni qe ky eshte e eveniment qe ska cmim po te degjosh ate psikopat do te thote skandal sepse ai vetem te shkaterroj di, prandaj ndiqeni kur te filloi dhe pastaj jehonen e kesaj ne vendin fqinj qe eshte sa per nje mije fjalet tuaja te dhjerra.