Në asamblenë zgjedhore që po mbahet për kryesinë e KOKSH, Fidel Ylli iu përgjigj Federatës Shqiptare të Futbollit, që refuzoi të merrte pjesë, për shkak se sipas tyre Komiteti Olimpik refuzoi të diskutonte vendimin e CAS, që e ka konsideruar të parregullt asamblenë e 2021, që i hapi rrugë zgjedhjes për herë të parë të Fidel Yllit. Ky i fundit tha se Komiteti Ekzekutiv e shqyrtoi çështjen, por e ka konsideruar të paarsyeshme për ta diskutuar në asamblenë zgjedhore referuar vendimit të gjykatës së apelit në Tiranë, që asamblenë e 2021 e konsideron të rregullt.
“Unë e kam deklaruar që me 29 qershor që ne njohim çdo vendim të çdo lloj gjykate. Edhe në Shqipëri, por edhe CAS-in, por vetë kjo e fundit thotë se unë nuk kam tagër për të urdhëruar KOKSH-in që të ç'rregjistrojë asamblenë, por detyron FSHF-në të njohë vendim. Në bazë të ligjit, CAS-i i Lozanës dhe CAS-i shqiptar merret vetëm me çështje sportive dhe jo ligjore,”-u shpreh Fidel Ylli.
Gjykata e Apelit u shpreh pas CAS-it të Lozanës, duke rrëzuar vendimin e kësaj të fundit. Madje sipas Fidel Yllit, CAS nuk shqyrton çështje ligjore, por vetëm sportive.
Ndër të tjera, para votimit, Fidel Ylli tha se ëndrra e tij e madhe është ndërtimi i qendrës Olimpike në Tiranë, një projekt që kushton rreth 1 miliardë dollarë dhe që mund të financohet nga vendet arabe, me të cilat do të ketë takim në muajt e ardhshëm.
Ketij Fidel Yllit qe lur i kerceu lopthi Rama dhe lali Eri nuk u be per njeri ndaj nuk mund ta maresh seriozisht kete ylberist. Ti je çyryk o faqezi!