Bjeshkët e Namuna, shtëpia e majave më të larta në Alpet Dinarike

7 Tetor 2022, 12:45Turizëm TEMA

Bjeshkët e Namuna, shtëpia e majave më të larta në

Sot shënohet Dita e Mbrojtjes së Dinarideve, datë që u vendos në Asamblenë e Përgjithshme të Parqeve Dinaride, që u mbajt në 2019.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bën të ditur se “Alpet Dinarike janë vargmale që nisin nga Evropa Jugore dhe Juglindore, duke ndarë Gadishullin Ballkanik nga Deti Adriatik. Ato shtrihen nga Italia në veriperëndim përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës deri në Shqipëri”.

Sipas AKZM , terreni i thyer malor i Bjeshkëve të Namuna është shtëpia e majave më të larta në Alpet Dinarike, ku pika më e lartë e këtij masivi është në Shqipëri, e cila arrin në Majën e Jezercës (2.694 m).

Struktura e maleve në Alpet Dinaride është e tipit gëlqeror, me shumë mbetje të akullnajave në majat më të larta. Rezultati i kësaj është erozioni për shkak të veprimit të ujit dhe për këtë arsye ato dallohen nga gryka të shumta, kanione dhe shpella nëntokësore dhe me burime ujore.

Ky terren unik, i kombinuar me ndikime të klimave të ndryshme, me kalimin e kohës ka ndikuar në formimin e llojeve të ndryshme të vegjetacionit. Ekziston një biodiversitet i pasur me shumë lloje endemike dhe relikte, dhe për këtë qëllim, Alpet Dinaride konsiderohet si një “pikë e nxehtë” e biodiversitetit evropian dhe global.

 

2 Komente

  1. .
    .

    artikull pa emer?!Nuk quht malet dinarike ,por vargmalet Ilirike.Korigjo gabimin e emertimit ne sllavishte.Informohu para se te zhgarravitesh dhe te tjetersosh origjinen e emertimeve ilire.shiko hartat antike te mesosh origjinen e emrave te ilire shqiptare.

    1. T
      Toni

      Me duket se quhen Bjeshket e Nemuna? ..e Nemura?

      Lini një Përgjigje