Tirana, destinacion i turizmit të aventurës

3 Tetor 2022, 17:21Turizëm TEMA

Tirana, destinacion i turizmit të aventurës

Natyra shqiptare shpalos diversitetitn e saj në mënyra të mrekullueshme. Ekspertët e turizmit shprehen se, lehtësisht e aksesueshme dhe me 300 ditë me diell, Shqipëria ofron destinacione të shumta e mjaft të lakmuar për t’u vizituar nga turistë të shumë.

Falë diodiversitetit të larmishëm natyror me brigje, dete, alpe, Shqipëria ka të gjitha premisat për t’u shndërruar në një destinacion perfekt edhe për turizmin e aventurës.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me GIZ gjerman, kanë nisur zbatimin e një nisme të re që synon të zhvillojë turizmin e aventurës përmes eksplorimit të itinerareve të kacavjerrjes.

“Turizëm Tirana Climbing” është projekti që ka për qellim ta shndërrojë Tiranën edhe si një destinacion perfekt për aventurat e kacavjerrjes.

30 minuta larg qendrës së Tiranës me të paktën katër destinacione panoramike, si ai i Bovillës, Brarit, Krrabës dhe Petrelës,ofrohen plot 300 itinerare të reja kacavjerrjeje të vështirësive teknike dhe grupmoshave të ndryshme.

Iniciativa e re bën bashkë të gjithë ata që guxojnë dhe tentojnë ‘arratisje’ të vogla nga zhurma e qytetit për të zbuluar disa prej panoramave shkëmbore më të bukura nëpër kanionet e thepisura të rrethinave të kryeqytetit.

MTM së bashku me aktorët e linjës, së shpejti do të organizojnë edhe Festivalin e Kacavjerrjes nga datat 28-30 Tetor 2022.

Lini një Përgjigje