FOTO: Ksamili, Saranda dhe Vlora destinacionet më të preferuara të italianëve për këtë verë

19 Qershor 2023, 12:37Turizëm TEMA

FOTO: Ksamili, Saranda dhe Vlora destinacionet më të preferuara

Televizioni La7 zbulon se ku do të pushojnë italianët këtë verë, me listën që kryesohet nga Shqipëria dhe Spanja.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi të dhënat.

“Italianët preferojnë detin dhe në Shqipëri s’kanë si të mos piketojnë tre super destinacione si Vlora, Ksamili dhe Saranda”, u shpreh Rama.

Pyetja që shtrohet ështe se cilat janë destinacionet më të kërkuara për verën e 2023-shit.

Sipas një klasifikimi nga Airbnb, mbi bazën e prenotimeve që janë kryer deri tani, për italianët do të jenë kryesisht pushime në det.

Këtë vit, janë 2 vende që dominojnë në renditje duke marrë pozicionet e para: Shqipëria dhe Spanja.

Shqipëria renditet e para në klasifikim, me qytete si Ksamili dhe dy pozicione të tjera, saranda dhe Vlora ndërsa Spanja ka në listën e dhjetë destinacioneve më të kërkuara, 4 prej tyre: Benidorm, Magaluf, Playa Blanca e Palma.

Sezoni turistik veror ka nisur me shifra të larta dhe parashikimet janë për një verë të mbarë, ndërsa përgatitjet kanë nisur prej kohësh për infrastrukturën dhe pastërtinë.

2 Komente

  1. L
    Loni pe betoni

    normale po mos nxitoni ti bini gjoksit para kohe. Arsyeja eshte se pushimet ne pikun e sezonit jane shume shtrenjte ne Itali. Vete italianet e thone kete. Pervec shqipekareve ne eksil, asnjeri nga te huaj ( perendimoret ) nuk ka qejf te haje zhurmen e te thithe pluhurin ne shqipkareri ! Edhe cmimet nuk jane aq te lira sa kerkoni ti propagandoni

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doni

      Po mor fytyr mut po. Prandaj rritet turizmi cdo vit. Ti je ai tipi joq-ist qe nuk i duron lajmet e mira per vendin tend. Gjithmone do gjesh dicka qe te shfrysh mllefin. Rrace e qelbur.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje