FOTOT: Rama prezanton bujtinën spektakolare në Rrajcë: Shija e veçantë e këtij vendi magjik

5 Korrik 2022, 14:34Turizëm TEMA

FOTOT: Rama prezanton bujtinën spektakolare në Rrajcë: Shija e

Kryeministri Edi Rama në kuadër të promovimit të agroturizmit, ka pasqyruar disa fotografi nga një bujtinë në Rrajcë. 

Ai shkruan se: 

”Vila Rira” gjendet në Rrajcën e bukur të traditës folklorike dhe UNESCO-s, rrëzë Parkut Kombëtar Shebenik–Jabllanicë. E rrethuar nga gjelbërimi dhe liqene, kjo sipërmarrje agroturizmi e ndërtuar nga familja Rira, artistë në shpirt e profesion, përbën një shembull të qenësishëm të turizmit të qëndrueshëm, ndërthurur me vlerat kulturore e natyrore të zonës

Një mjeshtëri në arkitekturë, Vila është e ndërtuar me gurin dhe drurin vendas nga artizanët, duke krijuar ndjesinë e një shtëpie tradite, ku krahas akomodimit mund të shijoni edhe ushqimet e gatuara plot shije dhe këndin me produktet lokale për këdo që dëshiron ‘të marrë’ me vete shijen e veçantë të këtij vendi magjik...

 

Lini një Përgjigje