FOTOT: Gjiri i Këndesave, perla e fshehur në bregdetin e Qeparoit

29 Qershor 2022, 11:35Turizëm TEMA

FOTOT: Gjiri i Këndesave, perla e fshehur në bregdetin e Qeparoit

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Gjiri i Këndesave.

“Gjiri i Këndesave, xhevahiri i fshehur në bregdetin e bukur të Qeparoit”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Pasi kalon gjirin e Porto Palermos shfaqet lugina e Qeparoit mbushur me agrume dhe ullinj, në krah të saj është plazhi i gjatë dhe në horizont deti blu. Nëse nisesh nga Himara duhen vetëm 13 kilometra rrugë. Panorama të tilla tipike mesdhetare janë perla të rivierës shqiptare. Banorët thonë se emri i fshatit Qeparo vjen nga bima e qiparisit, që në këto zona është i kudondodhur.

Plazhi poshtë ka rërë të hollë dhe deti në metrat e parë është i cekët. Në gjirin e vogël të Qeparoit gjen molin e vjetër, i ngritur mbi gurë masivë. Rruga për në qendër të fshatit gjarpëron mes ullishtave dhe kulmon aty me pamjen hijerëndë të një manastiri dhe një kishe.

1 Komente

  1. h
    hekri

    I mire eshte pooooor jo i lire....

    Lini një Përgjigje