FOTOT: 5 vende që mund ti vizitoni pa shpenzuar shumë para

22 Qershor 2022, 18:13Turizëm TEMA

FOTOT: 5 vende që mund ti vizitoni pa shpenzuar shumë para

Irlanda shpesh thuhet se është një vend jashtëzakonisht i shtrenjtë për t’u vizituar. Megjithatë, këtu janë pesë vende që mund të vizitoni në Irlandë, pa qenë nevoja që të shpenzoni shumë para.

Ju mund të keni dëgjuar histori të shumta për ?mimet e shtrenjta të Irlandës. Që nga rritja e kostos së qirasë e deri te çmimi i një gote birrë, Ishulli Emerald shpesh konsiderohet si një nga vendet më të shtrenjta të Europës.


Për të qenë të vërtetë, vetëm Dublini ka ?mime tepër të shtrenjta. Megjithatë, edhe kryeqytetin mund ta vizitoni me një buxhet të reduktuar!

Kështu, nëse dëshironi të vizitoni Irlandën, por nuk doni të shpenzoni shumë para, mos u shqetësoni. Këtu do të gjeni pesë vendet më të mira që duhen vizituar në Irlandë pa shpenzuar shumë.5 vendet kryesore që duhet të vizitoni në Irlandë pa shpenzuar shumë

1. Waterford – zbuloni juglindjen me diell

FOTOT: 5 vende që mund ti vizitoni pa shpenzuar shumë para
I vendosur në juglindje të Irlandës, vetëm dy orë në jug të Dublinit, ndodhet qyteti historik i Waterford. Ky qytet fantastik ka gjithçka që mund të dëshironit nga një udhëtim në Irlandë.

Që nga historia magjepsëse e deri te peizazhet befasuese, nga bregdeti i mrekullueshëm te kultura tipike irlandeze, Waterford është vërtetë një nga qytetet më të lira për t’u vizituar në Irlandë.

Nëse po udhëtoni në Irlandë me një buxhet të kufizuar, ky qytet ofron shumë gjëra të shkëlqyera që mund të bëhen falas ose me shumë pak para. Këtu përfshihen Waterford Greenway, Viking Triangle dhe Comeragh Drive. Për më tepër, edhe ushqimi dhe pijet kanë çmime mjaft të arsyeshme në këtë qytet!

2. Donegal – shkoni në veriperëndim për bukuritë magjepsëse të natyrës

FOTOT: 5 vende që mund ti vizitoni pa shpenzuar shumë para
Si një nga zonat më piktoreske në Irlandë, Donegal është relativisht i lirë për t’u vizituar thjesht për faktin se shumica e atraksioneve këtu janë në natyrë.

Këtu ndodhen disa prej plazheve më të bukura në Irlandë, me vijën e thyer bregdetare dhe Parkun Kombëtar Glenveagh. Shumica e kohës suaj do të kalojë duke shijuar natyrën që ju rrethon.

Ushqimi dhe pijet janë relativisht të lira në pjesën më të madhe të kësaj zone. Sidoqoftë, nëse zgjidhni të vizitoni baret dhe restorantet në qytetet më turistike të Donegalit, mund të përballeni me kosto më të kripura.

Gjithsesi, Donegal është padyshim një nga vendet më të mira për t’u vizituar në Irlandë, pa qenë nevoja të shpenzoni shumë para.

3. Belfast – një alternativë më pak e kushtueshme për Dublinin

FOTOT: 5 vende që mund ti vizitoni pa shpenzuar shumë para
Nuk është sekret që kryeqyteti i Irlandës, Dublini, është një vend i shtrenjtë për t’u vizituar. Si një rival i Londrës dhe Parisit, ky qytet shpesh renditet ndër vendet më të shtrenjta për të jetuar dhe për t’u vizituar në Europë.

Megjithatë, nëse doni të shijoni atmosferën e qytetit irlandez me gjysmën e çmimit, ju mund të shkoni dy orë në veri të tij për në Belfast, kryeqyteti i Irlandës së Veriut dhe një nga qytetet më të lira në Irlandë.

Vetëm se, fillimisht, duhet të siguroheni që t’i konvertoni eurot tuaja në stërlina!

Belfasti ka një atmosferë të ngjashme me Dublinin, me shumë bare, restorante dhe atraksione të shkëlqyera për ta bërë vizitën tuaj të paharrueshme.

Disa nga atraksionet e shkëlqyera falas në Belfast përfshijnë Muzeun Ulster, Tregun e Shën Gjergjit dhe Maritime Mile.

4. Kerry – një vizitë në “Kingdom County” të Irlandës

FOTOT: 5 vende që mund ti vizitoni pa shpenzuar shumë para

Ashtu si me Donegal, arsyeja pse County Kerry bën pjesë në këtë listë është se shumica e gjërave që mund të shikoni dhe të bëni këtu, gjenden në natyrë.

Kostoja më e lartë që mund të duhet të paguani është karburanti që ju nevojitet për të kaluar rreth Unazës madhështore të Kerry.

Kerry njihet si ‘Kingdom County’ dhe shpesh vlerësohet si qarku më i bukur natyror i Irlandës. Ai është një nga destinacionet më të mira në Irlandë për të kaluar bukur me një buxhet të vogël.

Me peizazhet e mahnitshme bregdetare, plazhet me rërë të bardhë, Parkun Kombëtar Killarney dhe vargmalin e paharrueshëm të Macgillycuddy’s Reeks, do të befasoheni nga bukuritë natyrore të kësaj zone.

Edhe këtu, ushqimi dhe pijet priren të jenë relativisht të lira, përveç disa përjashtimeve në zonat më turistike të qarkut.

5. Mayo – një nga vendet më të mira për t’u vizituar në Irlandë pa shpenzuar shumë para

FOTOT: 5 vende që mund ti vizitoni pa shpenzuar shumë para
Në krye të listës së vendeve që mund të vizitohen në Irlandë me një buxhet të kufizuar është Mayo, një zonë që shpesh neglizhohet nga turistët. E ndodhur përgjatë Rrugës së Egër të Atlantikut, në Mayo mund të shikoni një sërë mrekullish natyrore dhe qytete tipike irlandeze, që e bëjnë atë një mikrokozmos të kulturës së Irlandës.

Që nga mali ikonë i Croagh Patrick e deri në qytetin e Westport, nga gjiri fantastik Clew Bay te ishulli i bukur Achill, në Mayo ka shumë gjëra për të parë dhe për të bërë, të cilat i përshtaten çdo tipi udhëtari.

Ushqimi dhe pijet janë relativisht të lira në krahasim me vendet e tjera të Irlandës. Megjithatë, sigurohuni që të kontrolloni përpara se të vizitoni ndonjë vend të ri, në mënyrë që të mos përballeni me fatura të larta e të papritura!

Lini një Përgjigje