Bashkia e Sarandës ka fituar çmimin “Bronze Green Destinations” në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin 2025.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila ndodhet në Berlin, Gjermani së bashku me kryetarin e bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi në një postim në rrjetet sociale tha se “Saranda e plazheve që u shndërrua edhe në Sarandën e tregjeve të Krishtlindjes, tani në Berlin vlerësohet si model i një destinacioni të gjelbër”.
“Bashkia Sarandë ka fituar çmimin “Bronze Green Destinations” në ITB Berlin, duke kaluar mbi 100 filtra të qëndrueshmërisë si shpërblim i përkushtimit për të krijuar një model të qëndrueshëm dhe ofertës gjithëvjetore të mikpritjes”, tha Kumbaro.
Saranda mori pjesë në një nga konkurset më të rëndësishme që organizon ITB Berlin për destinacionin e gjelbër dhe të qëndrueshëm dhe është një nga tre fituesit e këtyre çmimeve.
Kryebashkiaku Çaçi tha se “ne plotësuam më shumë se 100 kritere kur ishte përzgjedhja që Saranda të vendosej si një nga destinacionet për këtë çmim. Morëm çmimin të tretë, por vitin tjetër na bën të konkurrojmë për çmimin e parë”.
“Ky çmim konfirmon përkushtimin e qytetit tonë ndaj një turizmi të përgjegjshëm, menaxhimit të mbetjeve, mbrojtjes së natyrës dhe klimës. Një arritje që na motivon të vazhdojmë drejt një të ardhmeje më të gjelbër”, tha Çuçi.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin synon prezantimin dinjitoz të markës turistike të Shqipërisë para 5600 ekspozuesve dhe 1300 përfaqësuesve të sipërmarrjeve në ITB Berlin, ndërsa për një proces transparent u hodh edhe shorteu që përcakton pozicionimet e tur-operatorëve në stendën e Shqipërisë.
Me siguri meriten e pretendon kjo plaka e fishkur.Cudi 70 vjece akoma nuk ka dale ne pension ?
Ky çmim me tingllon si çemimi per sigurimin ushqimor qe mori Shqiperia ne kohen e komunizmit????. Saranda eshte quteti me i shkateruar dhe i betonizuar urbanistik sot. Nje qutet pa tortuar ku turistat rrezikohen te shtypen nga makinat dhe rruget e ngushta me pallate direkt ne rruge dhe ne det.Pa parkime dhe zona te gjelberuara. Ska vije bregdetare te lire qofte si dhe Durresi apo Vlora. ????♂️