Në Seman, plazh si qëmoti! Pjesa më e madhe e plazhit është e lirë për pushuesit

18 Gusht 2023, 20:01Turizëm TEMA
Në Seman, plazh si qëmoti! Pjesa më e madhe e plazhit

Në plazhin e Semanit atje ku bëhet plazh si qëmoti dhe me kosto zero, por dhe çmimi i një shezlongu është minimal 300 lekë.

Janë të shumtë banorët e zonës por jo vetëm që kanë zgjedhur të improvizojnë çadra në bregdetin e Semanit për të kaluar pushimet dhe të bëjnë plazh me kosto zero.

Prej 14 vjetësh frekuentoj këtë pazh”- shprehet një pushues që ka ndërtuar një çadër në bregdet dhe nuk shpenzoj asnjë lekë, kam hapur një pus për të marr ujin për të larë, dhe ndriçimin e ka zgjidhur me anë të një baterie makine.

I njohur për rërën kurative dhe ujin e pastër  plazhi që ndodhet 18 km larg qytetit të Fierit dhe që ka një shtrirje prej 7 km vij bregdetare frekuentohet  nga pushues nga Fieri, por dhe qytete të tjera.

Pushuesit shprehen se çmimet janë tepër të lira në krahasim me plazhet e tjera dhe çmimi prej 300 lekësh për një shezlong është tepër normal.

2 Komente

  1. z
    zaku

    Kjo eshte gje shum e mire vetem nje problem qendron sepse pushusit kur largohen nuk i mbledhin mbeturinat.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luano

      Ruajeni kete breg te pazënë, te pa pushtuar nga barbaret, pushtuesit, vandalet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje