Nisin Fluturimet Direkte nga Tirana në Kopenhagë

29 Maj 2024, 19:58Turizëm TEMA
Nisin Fluturimet Direkte nga Tirana në Kopenhagë


Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejtkryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parëdirekt është pritur me një ceremoni të veçantë në AeroportinNdërkombëtar të Tiranës, ku çdo ditë shtohen destinacione tëreja. Linja e mirënjohur Norwegian Air nga sot deri në fund tësezonit të verës, do të fluturojë 2 herë në javë nga dhe drejtKopenhagës, duke shtuar një destinacion të ri në hartën e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA).

Norwegian Air ka nisur prej 4 majit edhe fluturimet drejtOslos me një frekuencë prej tre herësh në javë.

TIA po përjeton një rritje të ndjeshme të trafikut tëpasagjerëve, duke regjistruar një rritje, prej 67%, deri më 20 maj 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2023. Kjo rritje e vazhdueshme vjen si rezultat i investimeve seriozeqë Kastrati Group ka kryer, me qëllimin për ta kthyer atë nëaeroportin kryesor të rajonit.

Vit pas viti dhe muaj pas muaji, shifrat shënojnë rekorde kunga fillimi I vitit 2024 deri më 28 maj janë regjistruar 3.6 milionë pasagjerë. Parashikohet që deri në fund të 2024 nëaeroportin e Tiranës të regjistrohen 10 milionë pasagjerë, nga7.2 milionë që pati vitin e kaluar. Për të përballuar këtë fluks, Kastrati Group vazhdon investimet për zgjerimin e terminalit, përmirësimin e zonave të pritjes dhe zgjatimin e pistës. Vitin e ardhshëm pritet që aeroporti të jetë gati për të çelurdestinacione direkte drejt ShBA-ve apo edhe Kanadasë.

Vetëm gjatë tre viteve të para të kontratës së menaxhimit ngaKastrati Group janë kryer 85% e investimeve të parashikuaraderi në vitin 2040, duke e bërë TIA një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon.

1 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Po ka investu Kastrati… bane prov me hy ne aeroport… 30 minuta 500 m rruge me nji kalim….po asht ba parkingu 4 katesh edhe nga 150 lek u ba 200 lek 2orshi parkingut dhe hoqi edhe 7 min falas… investim i bukur per xhepat e tij … nje bravo e madhe per Kastrati Grup

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje