Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në Facebook pamje nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta.
“…dhe me cicërimat e zogjve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, që vetëm gjatë muajit korrik priti 67 mijë vizitorë, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Vitet e fundit Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ka tërhequr vëmendjen jo vetëm vendasve, por edhe turistëve të huaj.
Hapësira e madhe e pyllit me larmishmërinë e florës dhe faunës, laguna me shpendë të shumtë ku mbretëron Pelikani Kaçurrel si dhe vija bregdetare e plazhit e bëjnë Divjakën një destinacion të preferuar në çdo stinë të vitit.
Si i numërove? Sepse unë kam shkuar tre herë gjatë kësaj vere, kam ngrënë peshk, por nuk kam parë kë d të më numërojë..... . As biletë nuk kërkohet..... . Ah, jo!.... . Kërkohet biletë kur hyn në plazh. Apo kur ngjitesh në kullën 360 gradë...... Unë as u ngjita, as u lava në det..... . Le që ku ka det në Divjakë. Nga Divjaka deri në Itali, e përshkon në këmbë , uji deri tek gjunjët.
Ore eshte ne terezi ky? E di ky se cfare pune ka apo jo? Nuk merren kryeministrat e botes per te shperndare video ne youtube! ik ore shkerdhate puno per popullin!